Përshëndetje Dita. Në rrugën pranë qendrës tregtare Kristali në mbarim të “Komunës së Parisit” sapo është shtruar një rrugë mes pallateve që ka qenë në projekt që kur kemi ardhur në këtë lagje. Erdhi dhe Lulzimi për të bërë shoun e zakonshëm me kamera. Puna është që ajo rrugë po shërben thjesht si parkim i brendshëm i pallateve aty sepse nuk del asgjëkundi. Shkon deri në një farë pike dhe aty ndërpritet nga ndërtimet. Pyetja ime është e thjeshtë: Për çfarë shërben një rrugë që nuk është…rrugë? Sepse rruga është e tillë sepse lidhet me rrjetin rrugor, ndryshe përse duhet? Është interesante të vini të bëni një reportazh të kësaj “rruge” dhe ta fotografoni paradoksin. Flm.
SMS në DITA në 0689073730