Një sasi e madhe kanabisi është sekuestruar ditën e sotme në Mal të Zi, në pikën kufitare të Bozhaj.
Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar nuk dihet ende, ndërsa bëhet me dije se u gjet në një kamion me targa shqiptare.

Sipas informacioneve në mediat e huaja, Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave dhe Drejtorisë së Policisë në pikën kufitare Bozaj në një kamion me targa shqiptare, mes mallrave të tjera (barishte të thata), gjetën lëndë bimore të dyshuar si lëndë narkotike skunk, tha ai.
Kamioni me ngarkesën e deklaruar si barëra medicinale, po lëvizte nga drejtimi i Shqipërisë dhe duhej të vazhdonte rrugën drejt BE-së, duke transituar përmes Malit të Zi, me destinacion përfundimtar Gjermaninë.
Për momentin nuk jepen të tjera detaje për ngjarjen dhe nuk dihet nëse ka persona të arrestuar.
a.m/dita
