Një sekret i vogël për të mos hequr dorë nga ëmbëlsirat

anazapta

Nëse në fillim të ditës jeni stepur para ëmbëlsirave, duke menduar për formën fizike, keni gabuar. Tashmë një studim i ri thotë se ata që i pëlqejnë ëmbëlsirat nuk kanë pse të heqin dorë prej tyre, duhet vetëm të përcaktojnë mëngjesin si vaktin e tyre. një grup studiuesish në Universitetin e Tel Avivit kanë arritur në përfundimin se nëse konsumojmë një mëngjes me bazë proteinash, karbohidratesh dhe një ëmbëlsirë, për një numër total prej 600 kalorish, nuk rrezikojmë të shtojmë asnjë kile.

Si shpjegohet kjo?

Studiuesit thonë se metabolizimi në mëngjes është më aktiv, duke djegur më shpejt kaloritë që marrim.

Ata këshillojnë që të mos eliminohen tërësisht ëmbëlsirat, pasi mund të aktivizohet një mekanizëm i varësisë psikologjike, e cila nuk dëmton shëndetin dhe bën të dështojnë tentativat për të mbajtur dietë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *