Policia e Kukësit ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe një tjetër për falsifikim dokumentesh.
Policia bëri të ditur arrestimin prozivor me qëllim ekstradimin e shtetasit serb Radovan Zivic, 34 vjeç, banues në Llapna Sell Prishtinë, Kosovë. Ky shtetas u ndalua në hyrje të PPK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoi shtetas në “kërkim ndërkombëtar”, nga autoritetet Malazeze.
Gjykata e Kotorrit, më datë 15.03.2017 e ka dënuar atë me 1 vit burg për veprën penale “Mashtrim”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Po dje, specialistët e Policisë Kufitare Bllatë bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin e shtetasit Bujamin Rexhepi ( Redjepi), 30 vjeç, banues në Tetovë. Ky shtetas u kap në hyrje të PPK Bllatë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoi shtetas “në kërkim ndërkombëtar”.
Gjykata e Danimarkës ka vendosur ndaj tij masën “arrest me burg” për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Tentative vrasje”. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
Ndërsa Specialistët e Policisë Kufitare Morinë arrestuan në flagrancë shtetasin rus Ilyas Nafiev, 54 vjeç, banues në Rusi. Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të pasaportës në dalje, u konstatua se ka ndërhyrje në faqen 26 të saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale ” Falsifikim i leternjoftimeve, vizave”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.
s.a/dita
