Ashtu siç e morëm vësh të gjithë, pak ditë më parë, në Berat, tek prezantoheshin kadidatët për deputetë të Lëvizjes Socialistë për Integrim, z Nasip Naço shpërtheu një shashkë ndoshta provokuese, ndoshta për matje pulsi a ndoshta presioni! Ai deklaroi, tamam si ata burrat e mëdhenj të shtetit, se Berati me votat e tij do bëjë Ilir Metën kryeministër. Pas kësaj ‘bombe’ (ndoshta ky është mendimi Nasipit) disa u çuditën, disa u demoralizuan disa dyshuan se mos vallë raportet PS-LSI ende pa u kurorëzuar praktikisht morën kërcitjen e parë. Në fakt, kjo gjë nuk ka ndodhur nëse do t’i referoheshim mendimit të politikanëve të karierës apo atyre që janë më afër qarqeve të politikës.
Nëse do të isha në vendin e z.Meta, do ta quaja një deklaratë sa servile, jo morale, aspak në kohë dhe përçarëse apo provokuese. Nëse z. Nasip Naço ka për qëllim të provokojë socialistët e thjeshtë e të nëpërkëmbur dhe viktimë në këto 8 vite dhune dhe arrogance, sinqerisht bën mëkat ndaj tyre. Ritheksoj, nëse z. Naço është i dashuruar me kryetarin e partisë së tij, le t’i dhurojë ndonjë tufë lule, le t’i japë dhuratë ca të holla ose le ta ftojë për darkë në shtëpinë e vet e ta vendos në krye të qoshesë gjithë natën, madje edhe ditën tjetër. Edhe nëse z. Naço po tenton të bëjë shaka, le ta bëjë atë me shokët e vet, me qenin e lagjes ose edhe me “Melamin Beratin” (personazhin e Portokallisë).
Rëndësi ka që z. Nasip Naço të mos bëhet kavalier me “mallin e botës”(malli botës –nënkuptojë votat e shqiptarve). Se kush do të jetë apo kush nuk ka asnjë të drejtë (të paktën morale) që të jetë kryeministër i vendit pas 23 qershorit, nuk e përcakton dëshira e zjarrtë e zotit Naço e as unë. Personalisht kam besim se shqiptarët janë ndërgjegjësuar mjaft dhe do ta thonë fjalën e tyre saktë në 23 qershor.
Megjithatë, kjo ëndërr e z. Nasip edhe pse nuk ka shans të bëhet realitet në thelb mbart disa qëllime të nënkuptuara. E para lidhet me strategjinë e LSI-së për rritjen e kredos politike te qytetarët e majtë në Qarkun e Beratit ku dhe aludon se nëse josh një sasi jo shumë të madhe socialistësh mund të arrijë të marrë deputetin e dytë në këtë qark. Dhe që të ndodh kjo, do t’i duhen disa vota nga votuesit e Partisë Socialiste, por që të numërohen nën siglën e LSI-së. Nejse! Z.Naço do t’i këshilloja (miqësisht) të mos tallet më me votuesit pasi edhe pse ata nuk “janë” më të zgjuar se ai, dinë fort mirë të dallojnë të bardhën nga e zeza ashtu siç dinë që elefanti është më i madh se miu dhe si i tillë ha më shumë ushqim se ky i fundit.
Nasip Naco gabon rendë dhe më vjen keq që ky idjotizëm hidhet në Berat,ku Sovrani i kulturuar dhe teper modern(lene ne mjerim,varferi dhe rrethim,per kete nga Berisha,me pare e ka deklaruar rrethimin me tel me gjemba të zones Skrapar-Berat-Kucove-Fier,Gramoz Pashko dhe me emrin e nje socialisti te ri,atekohe,ne shtyp Arben Tartari i kunderve atkohe Pashkos,lashtesine mijravjecare te zones,kulturen dhe dinjitetin!Asnjehere Berisha,ky lolomen politikan si thote shumica ne Berat,nuk ka fituar.Edhe kur vjen Berati tallet!Vet kenga “O Sali tu befsha ferrë,merre pushtetin dhe njeherë!”eshtë kulm i poezise popullore sarkastike të mencurisë së trevës,pavarsisht se kengetaret e njohur dhe Kozma Dushi me ta shkuan të detyruar a me premtime të medha qe kemi thënë,Saliut tja marrin…Se Berati e di kush eshtë Komi,që ka një gjenezë të tërë pune,perkushtimi që ja motivon dhe vlerësimin,pavarsisht se mund ta ruante më mirë xhamllekun e dritares së tij artistike,që nese nuk thyhet,u vesh me borë të zezë Saliu!…Naco,kerkon te marrë mandatin e dytë,uroj ta marrë se kandidati i tyre eshtë djal Berati,me cilesitë me të mira,dhe personalisht pa u shpallur kandidaturat e dija,e kam uruar në telefon nga Tirana,në muajin shkurt dhe ndonëse dihet preferoj socialistet,e parapelqej kete djalosh inteligjent të behet deputet! Por Naco ngaterron dhe me è keqja,nuk terhiqet,kur demokracia ka avantazh se ta fal gabimin kur e pranon.Rehovica me vjen keq,demtohet kështu nga Naco qe thellon gabimin!….Servilizmi nuk eshtë shprehje e njerzve me integritet të lartë politik e akoma me keq e atyre që hiqen intelektualë!….Sepse mbi të gjitha është arsyetimi,mbështetur dhe në ligje verbale zhvillimi a ligje të koduara kushtetuese!Duhet të ripozicionohet serish Naco!….
UJKU qimen e nderron, po… ZAKONIN S’E HARRON !!!
Kryemisnistrin e Shqiperise e vendos vota e popullit dhe kushtetuta e vendit.Ne kushtetute thuhet se krymenistrin e zgjedhe ajo force politike qe ka me shume vota dhe per pasoje deputet.Prandaj nuk ka nevoje te perpelitet me tej per kete problem.
Mendoj se ,LSI ne raport me PS nuk kane qene kurre te sinqert . Partia e tyre eshte parti me baze punesimi,jo me ideale apo ndjeshmeri politike ,ata jane thjesht grrykesa ,qe s’ngopen kurre dhe nuk hane si miu por me vrullin e ariut,te pa ngopur.Parti qe shpenzon shuma marramendse per imazh ,si flamuj qe shume here te duket se ka me shume flamuj se njerez,bluza etj… nje pyetje lind natyrshem: duke qene nje parti e vogel KU I GJEN GJITHE ATO PARE !!!???
Nuk e harron populli i Beratit dhe i Kucoves kete izolim qe i eshte bere keto vite qe Naco ka qene ne qeveri dhe do dij ti ndaj mire elbin nga orizi.
A duhet marre seriozisht ky dallkauk,qe sa po kishte dale nga mejhanja dhe po i serviloset kryetarit.Edhe ne mblledhjet e qeverise ky dilte i fundit duke e pershendetur edhe nje here kryeministrin
O Nasip,ore garip,
I cudite edhe dhite,
Ty te paskan plasur syte,
Naten kerkon t’a besh dite?
Pa rri mire ore i ngrate,
Mos ngatero gjithe Beratne,
I cili t’a pa haire,
Dole ti qe ti vesh brire?
Ku ti ishe deri dje,
Pjese e qeveris ti qe,
Ato premitmet qe dhe,
I mbajte, apo i fute ne dhe?
Rri aty e mos bej fjale,
Jeni ber si te perdale,
Hip e zbrit nga cfardo shale,
Por ju jeni per tu share.
Ne se behesh deputet,
Rri mbi mut se t’ka lezet,
Je njeri mesuar me hile,
Pika juve qe s’ju bije.
Edhe deputet,se kini hak,
Kryeminister, ca me pak,
Mos i bini popullit ne qafe,
Se dhe drune do ju kllase.
Kushtetuta nuk thote se kryetari i partise fituese por thote forca fituese.Shpesh ndoll qe kryeminister caktohet para zgjedhjeve nje person tjeter jo kryetari ne se fiton.Se dyti eshte e vertete se se Ps po fitoji nominon Ramen dhe eshte kushtetuese.Por ne se koalicioni fiton 73 depudete sic thote Rama dhe nga keta 8 LSI del Ps te kete nen 65 depudete,Atehere ne se Ramen per kryeminister nuk e voto LSI,Malaj dhe Dule Rama me 62 depudet nuk behet dot kryeminister,Sipas kushtetutes mundet qe Rama pas 10 ditesh deshtim te pranoje Meten kryeminister ose Meta kalon edhe nje here me Berishen.Ne shume vende kane drejtue parti qe nuk kane shumicen apo vendin e pare me depudete si Prodi ne Itali,ne Belgjike,Hollande,Zvicer e gjetke.Meta me sa duket ka nje kusht ndaj Rames.Rama kryeminister dhe Meta kryetar i PS+Ls .Pra te bashkohen.Mirpo nje veprim i tille e shkatrron Ramen sepse mbas pak kohesh me nje mocion Besimi Meta e heq edhe nga kryeministri Ramen dhe katandis ne nje depudet te thjeshte .Kjo eshte nje loje mes te pa besesh ndaj njeri tjeterit.Mos u cuditni se Doktori tha se Meta kerkon karrin e kryeministrit ose te kryetarit te PS.Sabit Brokaj ka deklarue se ne kryesine e Ps 5 apo 6 vete punojne per Doktor Berishen.Keshtu Doktori i ka te dhenat e skenareve te pabesise te Ps nga brenda.Mos u cuditni.Thenja sipas kushtetutes eshte shumkuptimshme dhe me shume hile e prapaskena.
E bere detyren per sot…e fitove diten e punes, po te pakten nderro pseudonim se je bo bajat, nuk I plas njeriu per parrullat e tua revolucionare.
ik o naco pijaneci mos na hap barkun sdo heqim nje vjedhes e do veme nje hajdut