Një shans i humbur për Kosovën-reagime të shumta në Prishtinë

Saimir Lleshi

Dështimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO, ka sjell reagime të shumta në Kosovës. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, e konsideroi zhgënjyes votimit në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s.  “Vota e sotme në UNESCO ishte zhgënjyese, por 92 votat e fituara tregojnë se Kosova ka një vend të rëndësishëm në komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë ambasadori amerikan.

Edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e konsideroi një shans të humbur për avancimin e mëtejshëm. Sipas saj, “ky angazhim i ynë vetëm sa do të marrë hov e me këtë edhe përkushtimi ynë që ta mbrojmë dhe ruajmë trashëgimin kulturore e cila është trashëgimi botërore” , duke shtuar se “sot u bë e qartë që ne, që shteti ynë, gëzon përkrahjen e palëkundur të botës së lirë dhe demokratike”.

“Republika e Kosovës nuk do të dekurajohet nga ky veprim sepse ne dhe shumica e shteteve të botës, jemi të bindur në kauzën tonë dhe të pandalshëm në konsolidimin e shtetësisë tonë në arenën ndërkombëtare”, tha presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pasi Kosova nuk arriti të pranohet në UNESCO.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur keqardhje të thellë për “mungesën e konsensusit ndërkombëtar për pranimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturë (UNESCO), duke theksuar se Kosova nuk do të zmbrapset nga agjenda e saj evroatlantike dhe do t’i bindë të gjithë se meriton të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare”.

“Fatkeqësisht, orientimi i qartë properëndimor i Kosovës si dhe gatishmëria e saj për të çuar përpara të gjitha agjendat konstruktive, i ka penguar Serbisë, e cila ka ndërmarrë në vazhdimësi, por sidomos gjatë këtij procesi, një fushatë raciste kundër Kosovës. Kjo ka ndikuar tek disa shtete që ndajnë interesa të përbashkëta me aleatët e Serbisë. Por, kjo nuk na zmbraps aspak. Sepse ne jemi të vendosur të punojmë pareshtur për ta fuqizuar shtetin e Kosovës dhe për ta afirmuar atë si një projekt të suksesshëm, që u shërben interesave të qytetarëve të saj, pa asnjë dallim dhe që është kontribut i paqes, tolerancës dhe prosperitetit”, ka theksuar Mustafa.

“Rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një here”, tha ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Share This Article
6 Comments
  • Frytet e prite ntimit properendimor i korret! Vertet mendoni se Vendet perendimore nuk kishin mundesi me bind 3 shtet tjere me votuar per kosoven? Nuk deshte se Halla nuk iu Kane shtrydhur mire,edhe tash Kane ne dore nje mjet shantazhimi ma shume qe te pranoni te gjitha kush tet qe serbia do! Déri kur nuk do japin dyte?

    • Komenti i Ola stop qendron prane se vertetes.
      shembull Arabia Saudite eshte shtet qe vetem gishtin e vogel te ngreje amerika ai eshte pronto.
      Por kjo eshte nje minikomedi e shemtuar,
      ideja e tyre “Kosova ka shume perkrahes por edhe pak, edhe pak, sa te nenshkruaje zajednicen dhe ta fale trojet Malit te zi … dhe e kap finishin”

      Nje qeveri dinjitoze nese nuk do pranonte te tredhej me shume do respektohej ne bote.
      Le ta marre vesh ne rradhe te pare populli i Kosoves ,( se ata plehrat ne qeveri e dine por jane te shitur) se kush eshte Serbia. Shikoni se cfare kane bere zajednicat ne Bosnje-Hercegovine. Serbet kane nje te treten e Bosnjes por megjithate jane ata qe vendosin dhe nuk pjerdhin fare per kroatet apo boshnjaket lidhur me votimin per Kosoven. Kjo gje do te ndodhe ne Kosove nese miratohen zajednicat dhe serbi do te beje ligjin per gjithcka.

      Shqiptaret ne Kosove duhet te shprehen hapur
      “Na plasi by….per UNESKO-n, ZAJEDNICA NUK KALON”

  • Ngrini lart flamurin Turk dhe ndertoni xhamia pallen do te merrni kudo qe do aplikoni I pate shtetet myslimane sa u duan

  • Your comment is awaiting moderation.
    Skandali i ministrise se jashtme te Shqiperise.Mosvotimi i Kosoves eshte fryt i politikes se jashtme miope,antishqiptare,aventureske te Edi Rames dhe Bushatit.Duke votuar shtete antishqiptare ne OKB,si Palestina dhe Kuba,ministria jone e jashtme na armiqesoi me aleatet e fuqishem strategjike SHBA dhe shtetet e fuqishme te Bashkimit Europjan.Duke votuar per nje shtet islamik dhe nje shtet komunist,anti amerikane dhe antikosovare,Edi Rama coi uje ne mulli te Serbise,qe i ka aleate besnike keto vende.Mos valle Edi Rama do te behet lider i vendeve te paangazhuara,35 vjet pas vdekjes se Titos?Aka opozite ky vend te kerkoje raport nga ministri Bushati,pse u votuan dy shtete antishqiptare ne OKB?Nuk eshjtew targa e ministrit Tahiri,eshte ceshtje kombetare,opo ne nje kuzhine te Serbise jane gatuar te dy palet,qe heshtin per kete scandal te permasave te alarmit kombetar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *