Me motivin e 100 vjetorit të ekzekutimit të Carit të fundit të Rusisë nga ana e bolshevikëve ka rilindur konflikti mes shtetit rus dhe Kishës ortodokse. Çfarë do të bëhet me mbetjet e familjes mbretërore? Patriarku ortodoks, Cirili do të fillojë të hënën një procesion në kujtim të Nikollës së II, Car dhe udhëheqës i Kishës ortodokse si edhe për bashkëshorten e tij, Aleksandra Fiodorovna, për 4 vajzat e tyre dhe djalin të pushkatuar në mëngjesin e 17 korrikut 1918 në afërsi të Ekaterimburgut në Urale dhe të kanonizuar në vitin 2000.
Autoritetet ruse që gjithmonë janë përpjekur të mos zgjedhin mes trashëgimisë sovjetike dhe trashëgimisë cariste nuk parashikojnë asnjë përkujtim zyrtar. 20 vite pas varrimit të mbetjeve të Carit, gruas dhe tre prej vajzave të tyre, të zbuluara në vitin 1979, Kisha ortodokse e mohon njohjen dhe origjinalitetin e mbetjeve si dhe kryerjen e analizave të ADN-së për ta konfirmuar. Kleri i dominuar nga konservatorët mohon gjithashtu origjinalitetin e mbetjeve të dy fëmijëve të tjerë të Carit, Alekseit dhe të Marias, trupat e të cilëve u ndanë nga pjesa tjetër dhe nuk u gjetën deri në vitin 2007.
Kockat e këtyre fëmijëve nuk janë varrosur për mungesë marrëveshjeje mes autoriteteve dhe Kishës. Në vitin 1998 patriarku i asaj kohe, Aleksi II përçmoi varrimet e shtetit të organizuara për kockat e Nikollës së II në kështjellën e Shën Pjetrit dhe në atë të Shën Pavlit në Shën Petërburg. Në vend të tij dërgoi një prift për t’i varrosur si “mbetje të një personi të panjohur”. Me rastin e 100 vjetorit mediat ruse i kërkuan patriarkut ortodoks, Cirilit të njohë mbetjet e familjes perandorake.
Teoria e komplotit.
Kisha konsideron se nuk ka mjaftueshëm prova për të favorizuar origjinalitetin e mbetjeve ashtu si edhe për të realizuar analiza ADN-je dhe akuzon shtetin se po përpiqet ta largojë klerin nga kjo çështje. Sipas këtij mendimi, bolshevikët dogjën pa lënë gjurmë trupat e 11 viktimave të familjes perandorake dhe të enturazhit më të afërt në një gropë në pyllin e Uraleve, ku më pas u ndërtua një manastir i madh.
Sipas teologut dhe minisonarit, Andréi Kuraiev që shquhet për opinionet e tij reformiste këtë version e mbrojtën forcat cariste gjatë luftës civile në Rusi. Në 20 vite kjo u shndrrua në një teori të madhe komploti, – shprehet Ksenia Luchenko, specialiste për Kishën ortodokse ruse.
Sipas këtyre versioneve komplotiste, Lenini ruante kokën e Nikollës së II në zyrën e tij. Tjetër teori pohon se fëmijët më të vegjël, Aleksei dhe Maria iu vodhën vdekjes dhe u streguan jashtë vendit. Vitin e kaluar imzot Tikhon, një peshkop i ngarkur për hetimin nga ana e Kishës dhe i afërt me presidentin Putin, aludoi se mundësia e pushkatimit të familjes perandorake ishte një lloj “vrasjeje rituali”. Mjediset pro shkencës në mes të Kishës u mënjanuan pas skandalit të “Pussy Riot” në 2012, – shpjegon Andréi Kuraiev duke iu referuar grupit muzikor të përfolur që hyri në katedralen kryesore në Moskë dhe këndoi një “lutje punk” kundër Putinit.
Ky rast forcoi Kishën dhe krahun e saj konservator, i cili prej atëherë rritet çdo ditë, – thotë Kuraiev. Patriarku Ciril ka “frikë” nga reagimi që do të bëjnë konservatorët, të indinjuar tashmë nga takimi i tij në 2016 me Papa Françeskon, nëse do t’i konsiderojë origjinale mbetjet e familjes perandorake, – sinjalizon Andréi Kuraiev.
E pakëndshme për Putinin.
Vitin e kaluar publikimi i filmit “Matilda” që rrëfen historinë e dashurisë mes Carit të ardhshëm, Nikollës së II me një balerinë, provokoi indinjatë të ortodoksve më radikalë që manifestonin për të ndaluar shfaqjen në sallat e kinemasë. Ky film tregoi që Nikolla i II është një figurë që mund të ndajë shoqërinë ortodokse, – pohon eksperti, Roman Lunkin i akademisë së shkencave ruse.
Sipas tij, Cari i fundit është objekti i një “kulti të thellë” në manastirin në afërsi të Ekaterimburgut, aty ku do të organizohet procesioni i udhëhequr nga partiarku Ciril këtë të hënë. Presidenti Vladimir Putin nuk manifeston ndonjë kult për Nikolën e II dhe tregohet më pak i interesuar për jehonë të konfliktit me paraardhësin e tij, Boris Yeltsin, – sinjalizon ekspertja, Ksenia Luchenko. Megjithatë situata mbetet e sikletshme për Putinin, i cili gjithmonë është pozicionuar si aleat i afërt me Kishën.
b.m. / dita


Nga interesat e kombit shqiptar Lenini ishte nje gur fati i rene nga qielli per shqiptaret.Familja perandorake Ruse dhe kisha orthodhokse ruse kane qene per 300 vjet armiq te betuar te kombit shqiptar me nje rol aktiv ne zhdukjen e kombit shqiptar dhe ndarjen e hapesires ku jeton midis sllaveve dhe grekeve.
Lenini dashje pa dashje mbetet nje mik i madh i popullit tone,sepse sapo mori pushtet u plasi bomben ne dore shovinisteve sllave,mbrojtesve te tyre angleze franceze,duke denoncuar traktatin e fshehte te Londres.
Lenini eshte edhe krijues i shtetit polak,i shtetit Finlandez,,republikave Balltike,Moldavise,Mongolise etj.
Lenini ishte agjent i spiunazhit gjerman. Ato e detguan me tren te mbyllur te paprekshem nga Zvicra ne Shen Petersburg.
Убийство мирного народа на дворцовой площади во время царя николай Второй
Cari Nikollaj || , që po i kërkojnë kokallet dhe futet në grindje për të shoqëria ruse , ka qenë një bandit e vrasës , si Saliu ynë .
Më 9 janar 1905 , 150 000 banorë Petërburgas , u drejtuan tek Pallati i Carit për t’i paraqitur hallet e tyre .
Dhe Perandori zagar qëlloi mbi t’a dhe vrau 128 vetë dhe plagosi 360 vetë .
Pa u zgjatur , Lëvizja Dekabriste e dhjetorit 1825 , që përbëhej nga ajka e intelegjencës ishte shumë radikale .
Koloneli Pestel një intelektual i shquar , kërkonte zhdukjen e gjithë familjes të malkuar cariste ( расстрел поголовно ) . Ky dhe dhjetra të tjerë u varën .Ka disa debilë tek ne që mbrojnë disertacine për fatin e “ engjëllit “ dhe na nxisin të vëmë kujen me ulurimë për të , pa tjetër duke mallkuar bolshevikët !
Lapsus, pardon !