Një shembull që na nderon

redaktor

Letër e nënshkruar,

Dr. Jorgji KOTE

 

Pasditja e datës 5 Dhjetor 2014 ishte e veçantë për katedrën e Shkencave Politike në Universitetin e Lirë të Brukselit( ULB) dhe për ne shqiptarët. Për herë të parë aty u  zhvillua seanca publike për mbrojtjen e titullit “Doktore e shkencave politike” për bashkëatdhetaren tonë, Teuta Vodo. Veçantia në këtë rast qëndron në faktin se ajo punon prej 5 vitesh si kërkuese shkencore dhe asistente pedagoge në katedrën e shkencave politike të këtij universiteti me emër. Kryetar i jurisë është Zv.Rektori i ULB-së, prof.dr. Jean Michel, eksperti më i mirë belg i tematikës së vendeve lindore. Panelistët ndanë mendimin se autorja iu qas me një guxim qytetar dhe shkencor kësaj sipërmarrjeje akademike. Teuta e arriti këtë falë bagazhit dhe përgatitjes së të lartë teorike, burimeve të pasura referuese nga literatura e huaj, rrjedhshmërisë dhe qartësisë në formulimin e përgjigjeve, pasurisë së leksikut shkencor të përdorur, etj. Padyshim, komunikimi i përkryer në anglisht dhe frëngjisht gjatë kësaj seance por dhe zotërimi i gjuhëve të tjera evidentuan dhe më qartë kompetencën e saj të spikatur profesionale në shtjellimin e problemeve. Ndaj dhe juria ishte unanime pro gradës “doktore e shkencave politike”. Duke marrë në dorëzim certifikatën e vyer të doktores së shkencave, me përulësinë dhe modestinë e saj karakteristike, Teuta i falenderoi të gjithë të pranishmit, edhe ne bashkëatdhetarët e saj. Në fakt, jemi ne që i themi me plot gojën: Faleminderit dhe të lumtë, ty, Teuta jonë!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *