Një shesh i pushtuar nga pluhuri!

Dita

Përshëndetje gazeta Dita! Na pëlqen pa masë që ju i trajtoni problemet dhe hallet e qytetarëve në shtypin tuaj të përditshëm. E kam trajtuar dhe herë tjetër problemin që kemi në disa familje, por dhe për qytetin tonë Lushnjë.

Në mes të lagjes ‘18 Tetori’ përballë fabrikës së mermerit “Xhindoli” ndodhet një shesh parkimi për automjetet e tonazhit të rëndë të cilat transportojnë qymyr, bitum, naftë e të tjera. Sheshi i parkimit është i mbuluar totalisht nga pluhuri i qymyrit që arrin brenda në shtëpitë tona brenda ditës në 1 mm tani në verë, kurse në dimër kërcet një llum i zi sa mallkojmë veten kur vemi në shtëpi. Pa llogaritur këtu dhe ndotjen akustike të shkaktuar nga zhurma e mjeteve, problemi ynë bëhet akoma më i madh. Në disa institucione që e kemi ngritur problemin na thonë “nuk e dimë”.

Po vallë kush duhet të merret me këtë problem, se dhe ne nuk dimë me se ku të përplasemi? Një pyetje kemi për stafin tuaj: ju vetëm e trajtoni problemin apo mund të bëhet dhe një investigim nga ana juaj? Faleminderit për mirëkuptimin tuaj dhe ngelemi me shpresë se diçka do të bëhet për problemin tonë. / Letër e nënshkruar, nga disa familje në Lushnjë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *