Një shifër pensioni dhe një pyetje

redaktor

Po të mundohet një qytetar i thjeshtë të deshifrojë një babiloni shifrash me shumë zero para e mbrapa që përdorin ligjvënësit tanë akademikë në ekonomi nëpër foltore, do të ngelet me gojë hapur e pa marrë vesh asgjë. Magjia e tyre të bën për një moment të çoroditesh mes mjegullnajës së euros. Po më pas? Po tentoj të jap një shifër me pak zero, por reale dhe e prekshme nga shumëkush në Shqipëri. Qeveria e para 3 vjetëve iku e mos ardhtë më! Shifra ime është për qeverinë aktuale ku unë e shumë si unë besojnë më shumë se kurrë. Në Shqipëri jetojnë 600 mijë pensionistë. Gati një e treta e popullsisë rezidente në atdhe. Një pensionist tani që po flas merr mesatarisht 15.000 lekë në muaj. Unë jam një nga ata. E dua ligjin sepse është liria ime. Por kërkoj një këshillë apo ndihmë nga ekspertët ekonomikë. Po e thjeshtoj akoma. Nga 15.000 lekë që marr, 12.000 bëjnë drita e ujë. Flas për në dimër. Ju lutem shumë këtyre akademikëve të na servirin një meny ku 3000 lekë të më dalin për t’u ushqyer e për të qenë një qytetar ligjzbatues që të jem në rregull me shtetin tim. Dhe të më besoni. E dua vërtetë këtë. Është qeveria që e zgjodha vetë e prapë do ta zgjedh.

Por po nuk i qave hallin një miku që e respekton, kujt mund t’ia qash? Ky është realiteti sipas këndvështrimit tim dhe DITA kurajoze më jep kurajon të them atë që ndjej. Profeti

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *