Pas artikulimit në gojën e Gjikës të sulmeve që i ka bërë Rama, duket se kryeministri ka nisur të “zbutet” e të rregullojë marrëdhëniet me ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjikën. “S’më përbalt dot, s’dua mëshirën tënde”, i shkruante Gjika në muajin maj Ramës.
Por jo më larg se dje, Rama ka menduar t’i dërgojë një shishe verë dhe si rast ka shërbyer ditëlindja e Gjikës.
Menjëherë ish-kryebashkiaku socialist i Vlorës nuk ka hezituar ta bëjë të njohur këtë fakt. Shishja e verës është me dedikim. Kryeministri Rama zakonisht ua dërgon miqve, me raste festash. Vlora është kthyer në zonë delikate për socialistët, në zgjedhje u tha se ky qytet do të ishte i pari që do rilindte, por ende kemi një Lungo Mare të pa përfunduar edhe pse jemi në kulmin e sezonit turistik.



Zotin Gjika nderoje zoti Rama, por jo ta admirosh! Keshtu sic keni vepruar, na duhet te marrim mbrapsht te gjithe fjalet e thena mbi korrupsionin e ketij pratagonisti! Ose e keni kritikuar kot, ose sot eshte bere engjell!
Shpetim Gjika sistemoi ne pune shume socialiste,ndersa kucioti qe kemi sot ne krye te bashkise puneson sirianin,dhe pushon socialiste.Turp dhe harram puna qe beme dhe vota qe dhame per te! Do durojme dhe 3 vjet sa te iki,se duruam Saliun 8 vjet dhe nuk vdiqem