Një shqiptare është pretendente për kurorën e Miss Universe Canada. Zerina Derveni, me origjinë shkodrane, është rritur mes Shqipërisë, Kanadasë dhe Gjermanisë.
Ajo thotë se është krenare për origjinën e saj dhe shpreson të përzgjidhet si vajza më e bukur e këtij edicioni të Miss Universe.
Zerina është një prej 20 vajzave më të bukura të kësaj gare.

