Një shkrim polemik që Leart Kola bënte me Alfred Lelën u publikua në disa site online, dhe në njërin nga sitet, në fund të shkrimit të tij, ishte dikush që nënvizonte, me anë të një komenti ,faktin se Learti ish bërë pjesë e administratës publike; saktësisht, thosh se ai mbante postin e drejtorit të një ministrie. Kjo gjë nuk më bëri përshtypje të mirë, pasi nuk arrija dot të puqja tonet idhnake të shkrimit me përgjegjësinë e nëpunësit civil, apo funksionarit qeveritar. Mirëpo, u interesova dhe mora vesh se komentuesi ia kish futur kot më kot. Leart Kola nuk është drejtor në ndonjë ministri; të paktën, nuk ka qenë deri në momentin që ka bërë atë shkrim.
Të kuptohemi, nuk është se ka ndonjë gjë, nëse Learti bëhet drejtor. Përkundrazi, për mua do ish një lajm i mirë (me aq sa e njoh), por – përsëris – nëpunësit e administratës publike, e aq më shumë zyrtarët e një niveli të caktuar, duhet të kenë mendësinë e shërbëtorit publik, e jo mendësinë e gërnjarit, zevzekut, apo kryqtarit. Mirëpo, për fat ky nuk ishte rasti i Leart Kolës. Shkrimin polemik ai e kish bërë nga pozitat e opinionistit të lirë. Kështu që çdo gjë është ok. Askush nuk ka dhunuar rregullat e deontologjisë.
Atë që unë kisha frikë se e kish bërë Leart Kola, e bëri në fakt Elisa Spiropali, drejtoresha e doganave shqiptare. Ajo kish bërë një shkrim me tone të forta denoncuese në adresë të një ish-zyrtari. S’do kish asnjë problem me këtë shkrim, nëse ajo nuk do të ish drejtoreshë e doganave. Por nga momenti që ajo e ka pranuar këtë përgjegjësi, shkrime të tilla zemërake nuk shkojnë. Spiropali është tanimë një zyrtare e lartë e qeverisë dhe e shtetit, dhe do bënte mirë të ndahej shpejt nga Spiropali opinioniste. Te një zyrtare ne duhet të shohim një person të shtruar, të qetë, racional, etik, legal, institucional, dhe me këtë nuk po them se nuk duhet të bëjë shkrime. Përkundrazi. Mund të bëjë shkrime sa të dojë, nëse ka nge e dëshirë. Veç mos harrojë se deontologjia e zyrtares ndryshon nga deontologjia e militantes opozitare.
shume dakort me shkrimin pasi e mendoja edhe une kur e lexoja dhe thashe qe nuk dua ta mendoj por me erdhi vete ndermend qe keta na qenkerkan te gjithe njesoj…ups thjesht e mendova nje cast
Ndersa mua me duket nje levizje e zgjuar e Spiropalit per te treguar se mund te penalizohet kushdo qe eshte i paafte ne nje vend pune qofte ky dhe biri i ish presidentit te majte.Kjo u mbyll gojen e lige te djathteve qe trumbetojne teorine e sulmeve kunder administrates me qellime partiake.
e vertete, mund te pezullohet gjithsecili nese esht i paafte pamvaresisht nga bindjet politike. por pezullimi duhet te jete me fakte dhe argumentime bindese ama. ne rastin ne fjale znj. spiropali nuk na ka paraqitur asnje argument bindes per pezullimin e bere. thjesht ka permendur kodin etik te cilin me letren e hapur qe ka shkruar e ka shkelur edhe vete. uroj qe shkarkime te tilla te paargumentuara dhe qe lene nje shije te keqe ne te ardhmen te mos ndodhin me
Letra e Spiropalit do te mjaftonte per ta shkarkuar ate vete nga pozicioni qe mban (n.q.s. nuk e ka shkruar me porosi te Edi Rames)…
Keni te drejte Z.Nano. Spiropali kish bere nje shkrim patetik si ato debatikaset ne kohen e luftes…. fteterrufe per t;u ngjitur ne ndonje shtylle lagjeje, asgje me teper vlente ky shkrim i saj..ky nuk eshte modeli i drejtuesit institucional qe ish ne pritshmerne e publikut para se te votonte ne qershor te ketij viti…Shpresoj te reflektoje e t’i lexoje gazetat dhe feed back e lexuesve online sa s;eshte vone.
PO VETE SHOQJA SPIRO PALI A NUK TE DUKET SI DEBATIKASE,PLOT DEVOCION BILE,NDAJ PARTISE DHE UDHEHEQESIT SIGURISHT.
po kete foto ku e keni gjete aman, te gjithe si te mete kane dale
Kete frike ka patur zonjusha Spiropali, kur me letren e hapur, i kerkoi ndihme morale shqiptareve, friken e perbaltjes nga me te fortet e politikes, perbaltje qe nuk arriti ti shpetoje edhe vete gazetari Mustafa Nano.
Zonjusha Spiropali e filloi luften kunder korrupsionit ndaj te forteve dhe ne vend qe te pergezohej, ajo po anatemohet si e vogel ne moshe, si e vogel ne gjykime.
Zoti Nano, mire ne nje moment po te jap te drejte, por na thuaj, a ke ndonje fakt qe kjo zonjushe ne emer te drejtorise qe perfaqeson,ka shkelur ligjin?
Ka shkarkuar nga puna djalin e Rexhep Mejdanit dhe pastaj, shume mire dhe eshte shume mire dhe duhet falenderuar per guximin qe ka dhe te pakten kur skemi pse ta falenderojme te pakten te mbyllim gojen.
Une ne keto pozita qe jam akuzoj edhe te jatin si nje politikan shume te paafte, si nje ish president teper i paafte, mos duhet tju vije keq se dikush eshte i paafte, vetem pse i jati i tij eshte politikan i shquar sipas jush.
Ky eshte kulmi kur shoh se edhe ju si nje gazetar peparimtar i mendimit te lire, bini pre e insinuatave dashakeqese, qe ish presidenti i paafte Mejdani ka hedhur neper kafenete e skutave te politikes se vjeter, fjale kunder kesaj vajze te re me perspektive, qe guxon te godase te e politikes shkaterruese te Shqiperise.
Ish presidenti ka qene nje i paafte si politikan dhe si president dhe nga keto qe po shof kohet e fundit, paaftesine e te jatit e ka fituar edhe i biri.
S’di ç’te them Muçi. Nuk e kam ke shkrimi i drejtoreshes. Fundja ai, si e thua dhe vete ceshtje deontologjie eshte. E gomari nuk calon nga veshet. Por me duket se e harron thelbin e merresh me pune etike. Shqetesuese per ty si analist i sprovuar, dhe duhet te ta kapte syri, duhet te ishte ligjshmeria. Sa eshte zbatuar ajo? Sepse po ta shohesh pezullimi nuk eshte konform me ligjin. Kete e konfirmon vete drejtoresha me letren e saj. Ai djali me kujdes i ka thene c’kishte per te thene dhe s’ka te share. Frika ime Muci eshte se pushtetaret e rinj do t’i qerojne hesapet me ligjin e te fortit. Pushka top ju befte, nese ne merremi me deontologji …
Mileti kanevoje te konsumoj informacione ‘bio’ , direkt nga burimi, dhe kjo ndihmon transparencen qeverisese.
Opinionistet, analistet,artikullshkruesit e komentuesit le te merren me frazat,
fjalite,gjysemfjalite,fjalet,kallezuesit e shenjat e pikesimit me pas, sipas terezise se tyre dhe sipas syzeve te blera qofte edhe ato kineze ne tregun ‘gabi’.
Te na lene dhe neve keta ‘gege e toske’ te bluajme vet ne mullirin tone sipas ujit te burimit tone.
Ore,po sikur eshte nje menyre e mire per te njohur ‘pushtetaret’ pas ‘burkave’…
populli duhet te kontrolloje punen e qeveritareve me perfaqesuesit e tij. te mbrohemi nga semundjet e borgjezise dhe dekadentizmi
aq qesharake jane 99 shat e ps sa qe thone mir ja beri qe shkarkoi te birin e mejdanit..kur i biri i meidanit beri detyren duke gjobitur nje kompani shkelese te ligjit..kjo tregon se militantet e majte jane gati te mbrojne nje gabim vetem se eshte bere nga rama
Disa gjëra vijnë dhe nga përvoja o muç! Me kujtohet se kur isha i ri në punë isha si të thuash “shkrep me zjarr porsi rrufeja..” pastaj dalëngadale fitova përvojën e maturisë,të qetësisë, të modestisë e të gjithë të tjerave qe thoni ju. Pastaj mos harro mbarsjen e atmosferës së partisë së elisës me frymezim e pathos te zjarrte kunder korrupsionit,hajdutllëkut e ku di unë!? A mund t’i shpëtonte elisa kësaj fryme luftarake? Them se jo sepse do të fillonin zërat kunder papërshtatshmërisë se saj… Sidoqoftë shkrimi juaj i sotëm ka aftësinë të hapë debat të gjërë në mënyrën si e shkruani,si xhongloni me frazën në lojën e ndjesive për temën. Je gazetar “par exelence”dhe mos u mërzisni nga smirëzinjtë e koduar që dalin herë pas here këtu te rripat e strorës… Por jam dhe uné me mendimin e një komentuesi që ju thoshte se presim te operoni për plagë më të mëdha që ka shoqeria shqiptare. Bëje mirë që e përmendje leartin megjithëse nuk ja di debatin me atë tjetrin. Di që learti dhe andi jane dy djem me dije ,inteligjencë dhe guxim intelektual që i dallon dukshëm nga moshataret e tyre,ndoshta dhe nga disa gazetarë qe e mbajnë vehten me shumë sesa vehtja mund ti mbajë! Ata do t’i bënin nder cdo qeverie t’i kishte brenda radhëve. Por të mënçurit nuk duhen dhe nuk i duan shume këtu o muç! Përfshi dhe juve! Nderime!
Z Mustafa kam respekt per ju si analist,shkrimet e Laertit apo analiza e tij shkojne pertej realitetit shqiptar.Me kafshet e pushtetit te sapo rrezuar vetem shkarkim direkt pa argumente.Harrove kur bertiste varkari ne parlament dhe shante me liber shpie.Ata qe i shkojne prapa duhet ti nenshtrohen votes 1 milioneshe.Me kete rast edhe per cunin e pules se frigoriferit eshte vepruar tamam.Urime Spiropalit.
Fotoja flet qarte…i respekuar Muci
Ne nje emision televiziv…ne TV Publik Shqiptar,
burri i permbajtur dhe miku i Edi Rames, multimilioneri Koco Kokedhima tha:
“…Megjithe mundimet qe na ka sajuar rregjimi i Berishes…tere keto vite….Ne s’kemi bere kurre “Ahh..”…dmth nuk e ka shprehur dhimbjen Koco…
Ne fakt Koco nuk ka bere “Ah”, por “Ahhhhh” kane bere gazetaret dhe bashkepunetoret e medieve te tij qe jane paguar poshtersisht minimalish dhe cinesisht!
Spiropali vjen nga G99,nga Mjafti,nga FRESH-i,Talent SHOW,BIG BRADHER.Ka luajtur bich voley ne plazh me Raftin,me Erionin,me Leartin,me Lelen,ka luajtur minifutboll ne tapet sintetik,ka hedhur thase plastmasi para kryeministrise.Goxha experience.Traineri Rama e ka nxjerre ne nje fushe te vertete perballe ujqerve te debores,ujqerve te kontrabandes.Me perplasjen e pare me bosat e kurum spiropali fluturon ne ajer me peshen e saj 46kg.Le lojen dhe i drejtohet publikut me leter te hapur!Nuk po jep cfaqje para kryeministrise,ketu je duke u ndeshur ne arene dhemb per dhemb me korrupsionin!.Kam nje sugjerim per kryeministrin Rama;Ashtu si Shkelqim Cani, Arben Malaj eshte nje aset i cmueshem i PS ne kete fushe,Zonja Ermelinda Meksi,eshte nje vlere e provuar ne pushtet dhe opozite.Beje zemren e madhe,leri qejfmbetjet dhe per te miren e ketij vendi beji ca korigjime te vogla ekipit qeverises.Tek ti kemi besim se je qytetar dhe e ke tregu veten kur i ktheve kryeqytetin Shqiperise.
Tjeterkush i ben emerim-shkarkimet ,hartimet i ben Elisa.
Ooooo popull!
Gazeta Dita eshte per popullin dhe sa me shume fjale te huaja perdoren ne shkrim, aqe me i ditur duket gazetari. Deri me sot ju dinit c’eshte morali e etika ndersa sot mesuat edhe deontologjine. S’ka gje se eshte e njejta gje,sot u bete me te ditur!
Duke u marre me deontologjine, harruam fare, beri mire apo keq, Spiropali qe pushoi nga puna djalin e nje presidenti??!
Mua me duket se ka ndonje gazetar qe nuk po di se me çfare te shtyje diten dhe merret me “e lagu s’e lagu bishtin dhelpra”! Keshtu po na tregohet jo vetem ne kete shkrim por ne disa shkrime rrjesht ky Mustafa Nano dhe Zululandi i tij (apo shteti i Zuluse).
Zonja Spiropali ka shkuar ne ate vend pune per te bere punen dhe detyren dhe jo per te treguar se ajo nuk eshte politikania e opinioneve.
Se sipas kesaj logjike i bie qe ajo te trgohet jo ajo qe eshte me vlerat qe ka (se tek e fundit per ato vlera u vendos aty) por nje zonje delikate, e kujdesshme e me the te thashe. Çjane keto lloj muhabetesh qe beni xhanem?
Pse pushoi te birin e ish presidenit.
Pune e madhe fort.
Do jete edhe ai ndonje nga ata qe nuk ua mbushte syrin kjo vajza se donin ndonje “supermen’ siç broçkollit Basha dhe ndonje salian si ai. Deri tashti qe eshte vjedhur me lopate “supermenet” e berishes e kane drejtuar ate institucion qe ishte bere si çorapet e palara.
Zotni Mustafe, po ju drejtohem ne nji far mnyret si “geg’ i shpallun me nji botim (i cilli ka me kqyr taman nji bot ndryshet nga sa dinin shqyptart !) ,e i lutna zotnis suej me na spjegue taman -taman se cdon me than sodit per nji shqiptar koncepti i padokumentuem kurrkund ne bote shkencerisht se nga ka mbi ky mysybet “toske” e “gege” , e tjera marrina ndaj nji kombit unitar e te perbashket ,vertet fort i ashper e luftarak ,por dinjitoz ne ” varferine” e vet!
Per te mos “dale nga tema” , nuk i intereson askujt ne kete Republike se nje fare L.Kola apo A.Lela, gazetare ,do te zene kete apo ate “post” ,kjo nuk eshte hic preokupim per kombin ,por ma ha mendja se Muci ,tashme gazetar i rregjur ,nuk do te merret me me cikerrima te tilla,por te analizoje taman se perse Sanaderi I Kroacise u fut ne burg e Salih Berisha yne ,jo vetem qe nuk do te hetohet ,por con edhe nje opozite te dobet,problematike e deri kriminale ne nje rruge pa krye!
Shqiperia ka gazetare prej verteti, edhe investigative, dmth, hetues.e kritike te ashper te abuzimeve qeveritare, edhe gazetare qe plagosen ne krye te detyres me arme zjarri neper demonstrata, sindozot me 21 Janar.
Perpos kesaj jane dhjetra e qindra gazetare te talentuar te terrenit, te cilet shpesh ndeshen me dhunen e rruges e arbitraritetit shteteror,te keq paguar e kronikat rrenqethese te tyre perbejne lajmet kryesore te dites.
Ju lutem Z.Thano,mjeshter i gazetarise,e njeri me zemer te madhe, te beni sevap e te vazhdoni me kete performance fantastike me kete “Cover sheet” ,(kopertine) te gazetes se perditshme “Dita” ,kunder cdo regjimi,cdo dallkauku ,edepsezi politik e keqberesi ordiner!