Një provë se projekti për kufijtë dhe për pasuritë e Kosovës ekziston?

redaktor

Shkrimi i mëposhtëm është shkruar nga një autore që mbron politikat e Vuçiç. Ai është i dobishëm për të kuptuar lojën e Serbisë duke e parë nga perspektiva serbe-vuçiçiane.

Informacionet që jepen në artikull perforcojnë idenë jo vetëm të projektit për redrawing the borders por edhe shfrytëzimin e pasurive të Kosovës.

Botohet nga DITA me disa shkurtime.

 

 

Nga Jelena Miliç*

Ndërsa disa po përpiqen mjaft për të minuar/ perspektivën e një marrëveshjeje midis Serbisë dhe Kosovës, një zhvillim i jashtëzakonshëm po shpaloset në Ballkan; Serbia e vitit 2020, nën udhëheqjen e Presidentit Aleksandar Vuçiç dëshiron të rivendosë një partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Kjo ishte e dukshme gjatë vizitës së Vuçiçit në Uashington në fillim të marsit. Në fjalën e tij në Konferencën e Politikave AIPAC, ai mbështeti përpjekjet për paqe të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme. Në një intervistë të gjatë për Politikën e Jashtme, (Foreign Policy) ai tha se Serbia i ishte “thellësisht mirënjohëse” SHBA-së.

Përpjekjet e Serbisë për t’u afruar me Shtetet e Bashkuara është një prirje që mund të vihet re lehtësisht nga kushdo që dëshiron, thjesht duke ndjekur programet politike të mëngjesit në kanalet televizive serbe apo duke i hedhur një sy faqeve të para të gazetave të përditshme serbe më popullore pro-pushtet, të cilat po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen ndaj angazhimit (reciprok) midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Edhe shenjat e tjera janë të shumta.

Në të njëjtën kohë, Serbia po merr parasysh paralajmërimet e SHBA-së në lidhje me blerjen e armëve ruse, dhe Vuçiç është angazhuar të ndryshojë furnizuesit e armëve të vendit, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe një nga aleatët më të afërt të Amerikës, Izraelin. Megjithë presionin në rritje të Rusisë dhe operacionet hibride në Serbi, Beogradi refuzoi t’i jepte status diplomatik të ashtuquajturës Qendra Humanitare Serbo-Ruse në qytetin jugor serb, Nish.

Pse po përpiqet Serbia të marrë drejtimin për nga Shtetet e Bashkuara? Një prej arsyeve është padyshim të bindë Uashingtonin të ndihmojë dhe të ndërmjetësojë një zgjidhje të ekuilibruar, politikisht të arritshme dhe të qëndrueshme për mosmarrëveshjen midis Serbisë dhe Kosovës.

Për më tepër, Serbia e vitit 2020 dëshiron dhe meriton të trajtohet si e tillë, në vend që të konsiderohet përjetësisht si Serbia e vitit 1999, çfarë, për fat të keq, vazhdon të jetë rasti në Kosovë dhe në disa  vende të Perëndimit, sidomos në mesin e atyre që kanë punuar në Ballkan që nga vitet 1990.

Ata kanë ngecur në këtë dekadë kur bëhet fjalë për rekomandimet mbi politikat. Nën pretekstin e multikulturalizmit, këta individë janë kundër çdo marrëveshje shumëdimensionale, gjithëpërfshirëse ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, e cila potencialisht përfshin rregullime të vijës administrative (kufirit), duke dështuar ose refuzuar të pranojnë se një marrëveshje e tillë do ta ankoronte Serbinë në Perëndim.

Kundërshtimi i tyre për rregullime të pajtuara reciprokisht në kufirin administrativ bazohet në argumentin se kjo lloj zgjidhjeje do të bënte që pakica serbe në Kosovë të përbëhej vetëm nga ata që jetojnë në jug të lumit Ibar, çfarë do i detyronte ata të largohen nga Kosova.

Por pakica serbe e Kosovës, më së shumti, qëndroi me vendosmëri aty edhe pas dhunës në shkallë të gjerë që e shënjestroi në vitin 2004, e cila rezultoi në vdekje serbësh dhe shkatërrimin e dhjetëra kishave ortodokse serbe. Nëse këto ngjarje nuk kanë shkaktuar eksod masiv, atëherë përse do ta shkaktojë një marrëveshje paqësore e pranuar reciprokisht dhe që me shumë mundësi jep garancinë e sigurisë dhe ofron lidhje institucionale midis serbëve në veri të Kosovës dhe enklavave serbe në jug?

Pas një marrëveshjeje të tillë, si Serbia edhe Kosova do të mbeten multietnike. Vetëm në Serbi ka më shumë se njëzet këshilla kombëtar të pakicave që merren me çështje gjuhësore dhe kulturore dhe që organizojnë zgjedhje të rregullta në institucionet e tyre.

Pjesa e vogël e territorit të Kosovës – rreth 10 përqind – që mund të jetë një prej elementeve të një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse  i intereson gjithashtu të dyja palëve, për shkak të burimeve që ekzistojnë atje, përfshirë minierën e Trepçës dhe sistemin e furnizimit me ujë të Gazivodes.

Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës në 2008 u klasifikua si një “rast unik” në mesin e atyre që e mbështetën këtë veprim. Nëse mosmarrëveshja Kosovë-Serbi ka qenë një rast unik, atëherë ajo mbetet edhe sot një çështje unike, që kërkon një zgjidhje unike, e cila mund dhe duhet të përfshijë menaxhimin e përbashkët të burimeve në një mënyrë që i detyron Serbinë dhe Kosovën të bashkëpunojnë teksa bëjnë progres.

Për më tepër, një nga tre komunat e vogla në veri të Kosovës që mund të jenë pjesë e një marrëveshjeje, Leposavic, është vendndodhja e një prej bazave të forcave paqeruajtëse të KFOR-it. Në rast të një marrëveshjeje në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB, e cila autorizoi misionin e udhëhequr nga NATO në Kosovë në 1999 dhe mbetet në fuqi edhe sot, një pjesë e trupave të KFOR-it do të mbeteshin të vendosura në një territor të kontrolluar nga Beogradi.

Prania e tyre do të shërbente për të ulur ndikimin negativ të Rusisë dhe aktorëve të tjerë jo-demokratikë në Serbi, ndërsa do i jepte Serbisë mundësinë  të qëndronte ushtarakisht asnjanëse, nëse kjo do ishte zgjedhja e saj.

Sipas të dërguarit special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer, çdo marrëveshje duhet të jetë “e shitshme” (e pranueshme ) për popullin, si në Serbi ashtu edhe në Kosovë. Megjithatë, në Serbi, sondazhet tregojnë se jo më shumë se një e treta e popullsisë mbështet një marrëveshje me kompromis shumëdimensionale dhe gjithëpërfshirëse. Për Vuçiçin, kjo është një vështirësi shumë e madhe për t’u kaluar, sidomos teksa ka përballë operacionet hibride agresive të Rusisë në Serbi, për të cilat rrallë flitet.

Një prej arsyeve të kësaj është se Vuçiç nuk mundet të përkufizojë dhe identifikojë haptazi aktivitetet e Rusisë me emrin e vet. Kjo do të bënte që Kremlini t’i aktivizonte edhe më fort mbështetësit e tij dhe makinerinë propagandistike të Serbisë kundër Vuçiçit, duke e përshkallëzuar më tej narracionin se Vuçiç është një tradhtar sepse kërkon kompromis për Kosovën.

Ndonjëherë, një nga këta mbështetës është Kisha Ortodokse Serbe, e cila kinse nuk kontrollohet nga Vuçiçi autokrat dhe i gjithëpushteshëm. Si në rastin e pamundësisë së tij për të sfiduar publikisht Rusinë, Vuçiç, për shkak të autoritetit dhe ndikimit në vend të Kishës Ortodokse Serbe, nuk mund të flasë hapur mbi se si kisha vë pengesa dhe kufizon mundësitë e tij për të arritur një marrëveshje mbi Kosovën.

Por kisha padyshim që e bën këtë. Kisha Ortodokse Serbe po ndjek interesat e veta në Kosovë dhe nganjëherë së bashku me ato të Rusisë, në vend të interesave të një shumice multietnike të Serbisë, e cila kërkon të anëtarësohet në BE.

Mjerisht, përveç kishës, elitat politike në Kosovë dhe ata individë në Perëndim të cilët po përpiqen të delegjitimizojnë të dërguarin e posaçëm të presidentit (amerikan) për bisedimet e paqes midis Serbisë dhe Kosovës, Ambasadorin Richard Grenell, dhe përpjekjet e tanishme të Shteteve të Bashkuara për të gjetur një kompromis të përhershëm gjithashtu po ndihmojnë Rusinë në ndjekjen e objektivave të saja shkatërrues, domethënë, për të mbajtur status quo-në. Kjo është ajo që Kremlini dëshiron më shumë se gjithçka tjetër. Statusi quo, i cili i jep Rusisë shumë më tepër kontroll dhe ndikim sesa, përndryshe do të kishte; i mundëson Moskës të vazhdojë të shantazhojë Vuçiçin mbi Kosovën, duke e penguar atë të kritikojë Moskën dhe të heqë të vetmen pengesë reale që ekziston midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Vuçiç ka autoritetin, mbështetjen popullore dhe vendosmërinë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe shumëdimensionale midis Serbisë dhe Kosovës. Fatkeqësisht, kjo nuk mund të thuhet për opozitën politike të Serbisë. Shumica e figurave të saj kanë lidhje shumë më të ngushta me Rusinë dhe Kishën Ortodokse Serbe në krahasim me Vuçiçin, dhe Moska do të preferonte t’i shihte ato në pushtet, pjesërisht sepse ata janë kategorikisht kundër çdo marrëveshjeje të mundshme midis Serbisë dhe Kosovës.

Për Kremlinin, ato janë një garanci shumë më e madhe për (mbajtjen e) status quo-së krahasimisht me Vuçiç, i cili mbështet marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë veçse verbalisht, por në të njëjtën kohë po përpiqet të zgjidhë Kosovën, çfarë do ta privonte Rusinë nga ndikimi dhe kontrolli i saj mbi Serbinë.

Falë aftësive të tyre të jashtëzakonshme, Grenell dhe kolegët e tij duket se i kuptojnë të gjitha këto. Është e qartë se ata nuk duan ta humbasin këtë mundësi të momentit për të zgjidhur menjëherë një nga mosmarrëveshjet më të vështira në botë, të ringjallin aleancën e Amerikës me Serbinë dhe të pastrojnë Ballkanin nga prania shkatërrimtare e Rusisë.

 

****

Autorja është drejtore e Qendrës së Studimeve Euro-Atlantike në Beograd, Serbi. Botuar në DITA. Përktheu Edona LLukaçaj. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit

Share This Article
18 Comments
  • Lojra Dipllomatike. Janè pèrpjekjet e fundit tè Serbisè pèr tè rrèmbyel copèn e fundit tè mbetur nga pushtimi i gjatè shekullor. Ky artikull èshtè dhe produkti i dipllomacie mashtrues tè diskretituar botèrisht. Serbia nuk mund dhe nuk duhet tè arrijè kurrè njè partneritet me USA , ndoshta nè dukje ka shenja korupsioni nga administrata e sotme amerikane, pasi serbo rusèt kanè investuar mony mbi personalitetin e njè potenti pa parime. Nuk do t’ja dalin tè poshtèrojnè USA nè arenèn ndèrkombètare. Amerika e vèrtetè nuk lèpin atje ku ka pèshtyrè ! Nka ka asnjè xixèllonjè nè tunelin e errèt qè Serbia po udhton prej mèse njè shekulli.

  • Bllokimi , izolimi , vendosja e tarifave ndaj serbise fashiste dhe gjenocidiale duhet te jete detyre per cdo qeveri te Prishtines dhe te Tiranes .
    Heqja e tarifave do te ishte nje gabim fatal per Kosoven martire , sepse tarifat dhe reciprociteti jane veglat me te rendesishme per gjunjezimin e
    kesaj krijese gjenocidiale .
    Ndersa rritja e kapaciteteve luftarake te dy ushtrive shqipetare duhet te jete nje detyre sublime per te dy shtetet shqipetare .

  • Çështë më e bukura me këta rusofilët e serbomadhët (duke përfshirë edhe origjinal autorët malazias të Stara Serbias-aka Serbia e madhe) është që konkurrojnë si Kristianë dhe kërkojnë të triumfojnë si Paganë. Shumë herë deri tani ia kanë arritur, që në krahasim me kto vendet e tjera te rajonit përfshirë edhe ne të na i kalojë në këto pregatitje. Të gjtha këto vijnë mbasi ka blerë armatim të fuqishëm nga Rusia. A do ti tregojnë vëndin Amerikanët për këto kërcënime që i bëhen Ballkanit apo do të dëgjojë këtë Miliç-in që i duket sikur Grenelli edhe Palmeri u kanë rënë nga qielli e do t’ia falin edhe nje bazë ushtarake të KFORIT ?
    PRO marrëveshjes së dyanshme, e kundër delirit se ja edhe serbët po bashkpunojnë me amerikanët me Kosovën në mes. Mbasi të kryhet kjo marrëveshje do ta mësojne Amerikanët cila është fytyra e vërtete e te cila nga të dyja karriget është ulur ?

    • Balliste te ndyre
      Komunistet e mbajten top, pa e luajtur milimetrin e kufirit.
      Ju tradhetaret, pinjolle te Zogut, Esat Pashes dhe Mithat Frasherit qe punuat per Berishen punuat dhe per Milon dhe per Vucic.

  • E nxori koken ,kjo gazetarja ,konketisht per Trepcen .Dihej kjo ,ta bente muuu qe me perpara .Prandaj i jap te drejte si Hajderdinajt ,po ashtu dhe Kurtit ,per vendosmerine patriotike per te miren e kosoves dhe te interesave te saj .Por cfare mund tna thote Skenderbeu jone RAMA per minishengenin ballkanik ,qe eshte kondra interesave te Kosoves dhe te shqiperise dhe pro Serbise ,qe i ka dhene flamurin Serbeve , qe ta drejtojne kete minishengen ,tamam si Enveri ,me Mugoshen e Rangovicin , para ardhjes se koleres e diktatures komuniste ne shqiperi ????

  • E nxori koken ,kjo gazetarja ,konketisht per Trepcen .Dihej kjo ,ta bente muuu qe me perpara .Prandaj i jap te drejte si ZOTIT Hajredinajt ,po ashtu dhe ZOTIT Kurtit ,per vendosmerine patriotike per te miren e kosoves dhe te interesave te saj .Por cfare mund tna thote Skenderbeu jone RAMA per Minishengenin ballkanik ,qe eshte kondra interesave te Kosoves dhe te shqiperise dhe pro Serbise ,qe i ka dhene flamurin Serbeve , qe ta drejtojne kete minishengen ,tamam si Enveri ,me Mugoshen e Rangovicin , para ardhjes se koleres e diktatures komuniste ne shqiperi ????

    • Mini Shengeni eshte vendosja ne menyre urgjente e trupave serbe ne Shqiperi per ti dale perpara cdo lloj fitoreje te Kurtit ne Kosove. Ndaj u nxitua Ramuti. Tja zinte te gjitha shtigjet Kurtit.
      Po shqipkaret nuk marrin vesh akoma. Popull idiot

      • Amerikes dhe trampit Vuçiçi ja ka zen koken me der, nuk meret me me politikanet e amerikes fare , ka kapur piken me kyçe gruan e trampit qe esht sllovene ate buçen dhe qe ka debules serbin , esht ajo qe ja kap koqet e vyshkura te trampit me pinc xhdo nat dhe e detyron ate qe nepermjet kurvave si grenell te bejn politik ne favor te serbis , por e keqja nuk esht ktu , e keqja esht se ne shqiperi dhe kosov antikomtaret dhe antishqiptaret te ndimuar nga pokitika Amerikane kan gjunjezuar pjesen patriote te ktyre dy vendeve , edhe bejn pazare me trojet dhe me dinjitetin komtar , mas interesave te serbis amerikes e te tjerve , njera prej ktyre arsyeve esht se : si ka mundesi qe dy vendet tona kan manin ta shkaterrojn ushtrin dhe ta bejn fare inegzistente me teorin qe naj rruan nato , perse serbia esht armatosur deri ne dhemb dhe dy shtetet tona bejn sehir dhe i lepin bythen amerikes , arsyeja esht se antishqiptaret ne te dy vendet me ndimen e amerikes , kan mar frenat e politikes ne dor duke qen thjesht vetem sherbetor te te huajve dhe punojn kunder interesave komtare ,, i vetmi shtet historikisht qe ka mbrojtur interesat e kombit ton ishte shteti ENVER HOXHES dhe koha e SKENDERBEUT , vetem ne kto dy periudha SHQIPTARET kan qen zot te vatanit vet , sepse si SKENDERBEU dhe ENVER HOXHA punen e par qe ben antishqiptarve dhe tradhtarve te kti kombi i shtypen koken dhe forcuan ushtrit e tyre ndaj te huajve , vetem ne kto dy periudha SHQIIPTARET kan luftuar dhe mbrojtur interesat komtare , posht tradhtaret lavdi kombit ton.

  • O MIREL !
    Po mos i thuaj tere kohes Ramuti, Ramuti !!
    Eshte kryeminister i biri i botes !!
    Tere burrat aktuale te ish grave i ka darovitur me nga nje
    post (veç Rudines)
    Mos na e shqeteso se nuk i vjen me popullit tone nje shans i tille duhet te kalojne dhe 500 vjet te tjera !

    • eshte kryeminister tradhetar o kokepalar ,punoi ngushte ne aparence te gjere kunder Kosoves e Shqiperise , eshte tradhetar i hapur me ardhjen ne Tirone te kriminelit Vucic ,PASARDHESIT TE SLLOBODAN MILLOSHEVICIT .Me kete veprim Rama injoroi gjithe deputetet e Shqipetaret kudo ne bote ..Kjo njolle e madhe nuk do te hiqet kurre brez pas brezi edhe sikur ky tradhetar i madh ta anuloje Minishengenin Serb te miniputankave kriminela .Se shpejti me heqjen e ketij tradhetari ,gjerat do shkojne perseri ne vendin e vet ,sepse kushdo qe te vije ne pushtet 1% patriot do te jete ..

  • Serbet cdo veprim e bejne me plan te unifikuar, ndryshe nga shqiptaret qe njeri I bije thumbit dhe tjetri patkoit. Shkrimi eshte I planifikuar si I tille, qe te jape nje pershtypje te reme. Ngre ne qiell Vucicin si proamerikan, ul opoziten proruse dhe jep idene se perkrahni Vicicin, se po ti jepni veriun e Kosoves do te arrihet marreveshja, perndryshe me opoziten as duke falur veriun nuk mund te merrni marreveshje! Pra kjo autore eshte brenda planit serb dhe nuk thote asgje te re. Shqiptaret duhet te bashkohen dhe te ndertojne planin e tyre qe ti kundervihet planit serb. Rezimi I qeverise se Kurtit eshte shembulli me I keq qe tregon se shqiptaret jane te papergatitur per te mbrojtur Kosoven.

    • Fix , autorja na jep tablo te tille qe sikur plani serb te zbatohej, sa mire do ishte per te “gjithe”, sudomos po te merrej Trepce dhe Gazivoda. Ndersa shqiptaret gishtin ne b…
      Po gjoja kete plan nuk e dashkan serbet.
      Se te jete per shqiptaret.i japin te gjitha

  • Amerikes dhe trampit , Vuçiçi ja ka zen koken me der, nuk meret me me politikanet e amerikes fare , ka kapur piken me kyçe , gruan e trampit qe esht sllovene ate buçen dhe qe ka debules serbin , esht ajo qe ja kap koqet e vyshkura me pinc trampit xhdo nat dhe e detyron ate qe nepermjet kurvave si grenell te bejn politik ne favor te serbis , por e keqja nuk esht ktu , e keqja esht se ne shqiperi dhe kosov antikomtaret dhe antishqiptaret , te ndimuar nga pokitika Amerikane kan gjunjezuar pjesen patriote te ktyre dy vendeve , edhe bejn pazare me trojet dhe me dinjitetin komtar , mas interesave te serbis amerikes e te tjerve , njera prej ktyre arsyeve esht se : si ka mundesi qe dy vendet tona kan manin ta shkaterrojn ushtrin dhe ta bejn fare inegzistente me teorin qe naj rruan nato , perse serbia esht armatosur deri ne dhemb dhe dy shtetet tona bejn sehir dhe i lepin bythen amerikes , arsyeja esht se antishqiptaret ne te dy vendet me ndimen e amerikes , kan mar frenat e politikes ne dor duke qen thjesht vetem sherbetor te te huajve dhe punojn kunder interesave komtare ,, i vetmi shtet historikisht qe ka mbrojtur interesat e kombit ton ishte shteti ENVER HOXHES dhe koha e SKENDERBEUT , vetem ne kto dy periudha SHQIPTARET kan qen zot te vatanit vet , sepse si SKENDERBEU dhe ENVER HOXHA punen e par qe ben antishqiptarve dhe tradhtarve te kti kombi i shtypen koken dhe forcuan ushtrit e tyre ndaj te huajve , vetem ne kto dy periudha SHQIIPTARET kan luftuar dhe mbrojtur interesat komtare , posht tradhtaret lavdi kombit ton.

  • Mos u fryni kot,ndoshta është momenti te arrihet kompromisi me Serbinë dhe Kosova të njihet botërisht. Për këtë shqiptaret të jenë të unifikuar dhe jo të thonë idiotësira për njëritjerin.

  • Pyetja eshte Rama e Saimir Mani a kane investuar ne Serbi per te nda me serbet pasurine ne Trepcen a jo?!

  • Amerika ia ka futur serbise sa krahu. E bombardoi per dy muaj e gjysem. E gjunjezoi dhe i shkeputi kosoven qe se mendonte se do ndodhte. Hani trahana dhe ruhuni nga Corona se politika nuk eshte ajo qe shkruhet. Thelbi nuk shprehjet kurre poshte e larte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *