Një shkrim… shqiptar

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

DITA, lexova një shkrim brilant, një shkrim shqiptar nga Dilaver Goxhaj. Nuk ka asnjë politikan nga të dy anët e kufirit që të mund të përballen me këtë koment. Nuk dua të prish shijen e këtij shkrimi dhe të them se më erdhi për të vjellë tek dëgjoja intervistën e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë te gazetarja Tare. Të linte përshtypjen e një birboje që rrotullon fjalën e veshur me petk diplomatik për të mos u kuptuar qartë qëndrimi tradhtar i qeverisë së Kosovës. Heshtja tradhtare e deri sotme e qeverisë së Tiranës u pasua me deklarata diplomatike tradhtare, po njësoj, ku marrëveshjet i quan të dhimbshme për popullin e Kosovës! (Pa e cilësuar se ku qëndronte dhimbja, megjithë insistimin e gazetares) dhe vlerësonte “qasjen europiane që përfitonte Kosova”!!! E turpshme. Përshëndes edhe gazetën Dita që mundësoi këtë shkrim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *