Një shkrim tejet realist

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Një falënderim për Bedri Islamin. Ky është shkrimi më realist që kam lexuar për të ashtuquajturën “Marrrëveshje të Mukjes” dhe prishjen e saj. Por këmbengulja mediatike për gati një jave tek Mukja, më duket si një taktike e pasardhësve te kolaboracionisteve per të sfumuar luftën e vërtetë Nacional-Çlirimtare, atë luftë qe i dha Shqiperisë lirinë dhe integritetin e saj shtetëror dhe territorial.
Ne këtë vit të shtatëdhjetë vjetorit të çlirimit të Atdheut duhet folur shumë e më shumë për ata që e bënë vepër çlirimin, për partizanët dhe popullin bujar që i mbrojti, i ushqeu, i veshi, i furnizoi dhe u çoi zemrat peshë për të mos u ndalur deri në përfundimin fitimtar të luftës. Lavdi të përjetshme djemve e vajzave që luftuan dhe u flijuan për Mëmëdhenë në betejën legjendare të Luftës së Dytë Botërore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *