Një shpërthim i madh ka ndodhur në Korporatën Energjetike të Kosovës, konkretisht në termocentralin Kosova A, në Obiliq. Sipas të dhënave nga shpërthimi në fjalë, lëndime të rënda trupore kanë pësuar 13 persona, të cilët menjëherë janë dërguar në Qendren Emergjente në Prishtinë, ku pasi kanë marrë ndihmën mjeksore, nuk shfaqin rrezik per jeten. Po kështu, fillimisht u mendua se nga shpërthimi kishin mbetur te vdekur tre persona. Por, pasi ekipet emergjente ndërhynë në vendin e ngjarjes, ato nxorren dy persona te pajete nga rrenojat, ndersa nje i trete ishte gjalle dhe u dergua me urgjence per ndihme mjeksore.
Mediat kosovare raportuan se shperthimi ndodhi tek dy gjeneratorë, i cili erdhi si pasojë e mosndërrimit të mirë të bombolave të hidrogjenit. Mësohet se personat të cilët kanë ndërruar bombolat, nuk kanë qenë personat e duhur për ta bërë këtë gjë. Kryetari i komunës së Obiliqit ka bërë të ditur për mediat se rreziku per një tjetër shpërthim është larguar dhe se rrjedhja e hidrogjenit është ndaluar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se 12 të plagosur gjenden në qendrën e emergjencave në Prishtinë. Partitë politike kanë ndërprerë fushatat elektorale. Të pyetur nga gazetarët për mundësinë e shtyrjeve të zgjedhjeve të 8 qershorit, Kryeministri Thaçi dhe lideri i LDK-së Mustafa deklaruan se ky vendim është një e drejtë eksluzive e Presidentes së Kosovës.
Koorporata Elektroenergjitik Shqiptare prej orës 15:00 të ditës së sotme ka nisur furnizimin përmes linjës Fierzë-Dragash me 50 megavat në bandë. Ndërkaq, në bashkëpunim me institucionet respektive në Kosovë, KESH dhe OST po përpiqen të shohin mundësitë e garantimit të kapaciteteve të interkonjeksionit për të plotësuar nevojën e kërkuar për energji.
Thaçi në vendngjarje
Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, menjëherë pasi është njohur me ngjarjen ka pezulluar të gjitha aktivitetet e fushatës elektorale, për tu senzibilizuar me rastin dhe të lënduarit.
Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, pasi shkoi në vendin e ngjarjes ka thënë se zona e shpërthimit është lokalizuar, por rreziku ende nuk ka kaluar.
“Do të mundohemi që të shpëtojmë sa më shumë jetë njerëzish. Kjo për momentin është primare. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK. Nuk ka nevojë për panik. E kemi lokalizuar zonën e rrezikut. Të gjithë punëtorët janë larguar nga vendi i shpërthimit”, ka thënë Thaçi.
Shpërthimi në KEK, reagon Rama
Mënjeherë pas publikimit të kësaj ngjarje ka ardhur dhe reagimi i Kryeministrit Rama, i cili përms një postimi në rrjetin social Tuitter, e cilësoi ngjarjen tronditëse.
“Lajm trondites nga Kosova, dhimbje e solidaritet per familjaret, le te lutemi qe numri i te vdekurve dhe te demtuarve te mos rritet me tutje”, shkruan Rama.
Basha mesazh në Facebook
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar dhe kreu i PD, Lulzim Basha.
“Shpërthimi tragjik sot në Obiliq është një lajm i hidhur dhe tronditës për të gjithë shqiptarët. Në këtë orë fatkeqësie që shkaktoi humbje të jetëve njerëzore dhe dhjetëra të plagosur, së bashku me cdo qytetar shqiptar i bashkohem dhimbjes dhe solidaritetit me familjet e viktimave dhe me të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ju uroj shërim të shpejtë të plagosurve dhe lutem që pasojat e shpërthimit të mos rriten më tej”, shkruan Basha në Facebook.
