Një shpikje teknologjike për të mos e tepruar me ushqimin

anazapta

Përtej Google Glass, zbulimi më i fundit që i vjen direkt në ndihmë është një sensor që vendoset në dhëmbë. Shpikja më e fundit ka për qëllim të ndihmojë ata që kanë problem me ushqimin dhe kilet e tepërta. Sensori do të prezantohet në simpoziumin ndërkombëtar për pajisjet kompjuterike të inkorporuara në trupin e njeriut, “International Symposium on Wearable Computers”, i cili do të mbahet në shtator në Zyrih.

Pajisja është realizuar nga Universiteti i Taivanit dhe funksioni I tij ka të bëjë me vënien në dijeni të personit që e mban, nëse kalohet masa në ushqim, pije apo cigare.

Sensori konsiston në një qark të shkurtër, i cili futet në protezat dentare dhe njeh lëvizjen e nofullave, duke I dërguar menjëherë të dhënat në smartfonin e mjekut.

 

Share This Article
1 Comment
  • Interesante si shpikje. Por a do ti degjoje sinjalet e saj stomaku? Ketu thote do ti degjoje mjeku. Por mjeku dhe stomaku kanë veshé té ndryshém . Ky eshté problemi!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *