Një shqetësim i komunitetit në Korçë

anazapta

Letër e nënshkruar

Bardhi Zali

I nderuar Kryeredaktor! Prej disa ditesh ne mes te qytetit te Korçes ne nje lagje karakteristike te saj, (lagjen 11) rruga Gjon Ndreci Pendavinji nr. 33 eshte vendosur nje antene e telefonise mobile e kamufluar ne pamje te jashtme si bredh. Keto antena kane rrezatim te demshem kur nuk respektohet distanca e sigurise nga qendrat e banuara sic e parashikon edhe ligji.

Kete antene e kane “mbjelle” si te ishte peme ne oborrin e shtepise private qe eshte e rrethuar nga te gjitha anet nga banesa private nje ose dy kateshe. Kunder ketij objekti jane ngritur te gjthe banoret e lagjes dhe i kane derguar ankesë-peticion bashkise. Kjo e fundit ka deklaruar moskompetencen per te vepruar sepse ka qene Keshilli Kombetar i Territorit me Kryetar Sali Berishen qe ne maj te vitit 2013 ka dhene leje për këtë.

Ne emer edhe te komunitetit te kesaj lagjeje ju kerkoj te na ndihmoni, sepse kjo antene eshte nje vrasese e pazhurmeshme ne mase. Na ndihmoni te zgjojme institucionet kompetente qe te zgjidhim nje shqetesim te komunitetit ne Korçë.

Share This Article
1 Comment
  • Zoti thano ne vitin 20014 ne qender te Korces eshte lene vendi i pa asfaltuar si ne vitin 50 dhe eshte fiks ne ambulanca e qytetit Si skane turp keta kryetar bashkie qe smendojne fare per popullin dhe per vendin Ta mendosh qe seshte nje vend i vogel te lutem ta bejme publike se ndryshe nuk regullohet gjete pershendes ty dhe gazeten tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *