SMS në DITA
Në 0689073730
E dashur Dita! Ju përshëndes dhe ju uroj punë të mbarë. Unë kam një problem si prind. Kam fëmijën tim tek shkolla “Pjetër Budi” dhe tani që erdhi pranvera po zhvillohen ekskursione. Unë si prind jam e shqetësuar, si për rrugën, ashtu edhe për kontrollin e mësuesve, që thuajse i detyrojnë fëmijët që të shkojnë apo janë të lidhur me shoferët e marrin pjesën e tyre me drejtorin e shkollës. I lutem ministres së Arsimit ta shikojë pak problemin. Unë nuk mund ta ndaloj fëmijën tim, se ndjehet e veçuar nga klasa, por jam e shqetësuar shumë. Faleminderit që merreni me hallet tona.

Shume shqetsim i drejte.
Keshtu ndodh ne cdo shkolle te vendit tone. Gabim shume.