100-vjetori i pavarësisë ka ngjyrosur me të kuqe dhe të zezë të gjitha sheshet e qyteteve prej ditësh. Në kuadër të festimeve të përvjetorit të 100 si shtet i pavarur, shkollat në të gjithë vendin kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh kulturore e sportive.
Në Rrëshen dy ditë më parë, një nga klasat e maturës ka realizuar një ide mjaft origjinale. Grupi i maturantëve të klasës së dymbëdhjetë G kanë vizatuar në një nga fushat pranë qytetit “shqiponjën e zjarrtë”. Fotoja është bërë hit në rrjetet sociale ditët e fundit.
Ndërkohë, aktivitete të tjera janë zhvilluar dje dhe sot në sheshin kryesor të qytetit. Një bashkëpunim i Qendrës Kulturore të Fëmijëve me Drejtorinë Arsimore të rrethit ka ngjyrosur me ngjyrat e flamurit gjithë qytetin.