Anthony Albanese ka fituar zgjedhjet federale të Australisë.
Laburistët janë në gjendje të formojnë qeverinë e pakicës ose të shumicës, që do të thotë se zoti Albanese do të jetë kryeministri i 31-të i Australisë.
Rezultati është një goditje e ashpër për Scott Morrison. Anthony Albanese shpallet kryeministri i parë i vendit nga një prejardhje jo anglo-kelte.
Ai tha se është koha që parlamenti të reflektojë “Australinë moderne”, duke përmendur gjithashtu fillimet e tij modeste si fëmijë në banesat publike.
Përveç mbiemrit, a ka Albanese prejardhje shqiptare?
Anthony Albanese është i biri i Carlo Abanese-s nga Barletta e Italisë dhe Maryanne Ellery, australiane me prejardhje irlandeze.
Qyteza Barleta shtrihet në jug të Italisë, në rajonin Apulia. Sipas faqes greke, “Greek City Times”, në Apulia jeton një komunitet i madh i arbëreshëve. Besohet se atje jetojnë rreth 100.000 arbëreshë dhe se nga ky komunitet e ka prejardhjen edhe babai i politikanit australian, që ka gjasa të mira për t’u bërë kryeministër.
Një shenjë e fuqishme për prejardhje arbëreshe është mbiemri “Albanese”, që nga italishtja në gjuhën shqipe do të thotë “shqiptar”.
Arbëreshët janë pasardhës të refugjatëve shqiptarë, të cilët janë larguar nga trojet e veta në Ballkan dhe janë vendosur në pjesët jugore të Italisë në Epokën e Mesjetës, pas pushtimit osman të një pjese të madhe të Evropës.
a.m/dita

Ne Pulje sidomo ne qytetet e medha jetojne e punojne me mijera Arbereshe qe jane te shperngulur nga Kalabria ose katundet Arbershe te vete Puljes..: psh ne Bari dhe ne qytezat e periferise metropolitane te Barit… Ketu ne keto qytete te gjendura larg Kalabrise ato po shuhen sepse femijet e tyre te lindur me Italiane (bareze) nuk e flasin shume ose e flasin pak Arberishten…
Eshte fakt ky qe ne Bari te Italise jetojne me mijera e mijera Arberesh: une i kam takuar dhe pavaresisht se nuk jane te asrimuar ne shkolla Arberishte, ato flasin mrekullit nje shqipe te paster dhe ndihen shqiptare “siamo anche noi Albanesi”…: me kane mirepritur ne shtepite e tyre me te njejten mikepritje shqiptare… Edhe femijet e ketyre familjeve mikste, ndihen si shqiptare pavaresisht se flasin tek-tuk ndonje fjale te paket…
Pra i gjithe bregdeti puljez qe nga jugu i Barit e deri ne Barleta eshte i banuar prej 60-70 vitesh me komunitete te shumta e te numerta Arbereshe…
Pastaj fakti tjeter ne Bari ekzistonte nje dyqan fotografish “Foto Albanese” qe ishte i adminisruar prej nje familjeje Arbereshe me mbiemer Albanese…
Ne harkun e viteve ’91 e besoj ende deri me sot, emigrantete shqiptare ne bari, shkonin atje e printonin fofografite e tyre…: me çmim zbrites vetem e vetem se jane shqiptare..