Një shqiptar heton Assadin, pjesë e misionit të OKB-së

redaktor

Adrian Neritani, ish-ambasador i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në vitet 2006-2009, është përzgjedhur nga OKB dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW/ONAK), si një nga 3 anëtarët e grupit civil, që do të hetojnë nëse në Siri janë përdorur armë kimike kundër popullsisë civile dhe kush i ka përdorur ato.

Këshilli i Sigurimit në OKB dha “dritën jeshile” për hetim të përbashkët nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike javën e kaluar, por ndërkaq si qeveria e Sirisë, ashtu dhe kryengritësit kanë mohuar përdorimin e armëve kimike.

Adrian Neritani do të jetë pjesë e grupit, së bashku me argjentinasen Virginia Gamba, e cila do të jetë drejtuese, dhe me ekspertin gjerman, Eberhard Schanze. Qeveritë perëndimore shpresojnë se, hetimi nga OKB-ONAK do të përcaktojë fajtorët e përdorimit të gazit sarin, prova këto që mund të përdoren një ditë për të ndjekur penalisht anëtarët e qeverisë siriane për krime lufte-raportojnë mediat.

Ndërkaq, e kontaktuar nga Top Channel, zyra e shtypit të Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar lajmin, se Neritani do të jetë pjesë e grupit të “Mekanizimit të Përbashkët të Hetimit” dhe se, për shkak të përgatitjes së tij si diplomat, por edhe jurist i njohur në të drejtën ndërkombëtare, ai do të jetë përgjegjës për pjesën politike të këtij mekanizmi investigativ.

Fillimisht, grupi prej 3 anëtarësh do të shqyrtojë dokumentet e mbledhura deri më tani, e më pas, nëse do të jetë e nevojshme, ata do të udhëtojnë drejt Sirisë për të mbledhur prova të tjera, për të provuar nëse është përdorur gazi sarin dhe se cilët kanë qenë ata që e kanë përdorur.

Share This Article
4 Comments
  • … dhe pas këtij lajmi bombastik e kanë radhën mekanizmat të përbashkëta hetimore për Asadin e Luginës së Ujqërve… Paçka se na mungojnë ende “juristët e njohur për të drejtën kombëtare…” 😉

  • Ja zoti F .Xhafa ku i ke specialistet qe te duhen per te hetuar bemat e politikanve shqiptare .Ske pse kerkon neper bote se kush duhet te hetoje .

  • DY PINJOLLET E FILIPIT

    Tek lagja Gafur Muço ne Lushnje, tashme Filipin e kane harruar si fytyre, pasi kane kaluar mbi 17 vite qe u largua per ne Amerike e pak nga menefregizmi e me shume nga urrejtja qe mbolli tek lushnjaret komshinj te tij, pothajse askush nuk lodhet ta kujtoje ate, Filipin, te adoptuarin e 1945-tes nga kosovaret Neritani. Nuk dihet kush e braktisi ne pragun e deres se kishes se Shen Nikollit, po dihet qe gjeti strehim tek kosovaret e ardhur vite me pare ne moçalet e Lushnjes me bekimin e Ahmet Zogut.

    Kur zbriti ne O’Hare te Chicagos, aeroporti me gjigant ne USA, desh humbi Lejden, se Adin e kish lidhur tek rrypi i pantallonave te blera ne Bathore. Kur policia e aeroportit i kerkoi ndonje karakteristike per te bijen, pa u medyshur i tregoi se qe kur i dolen dhembet e pare kish bere zakon te hante thonjte me dhembe. Dhe per fatin e Filipit dhe vesin e saj, Lejden e gjeten ne nje te hapur te qepallave.

    Kishin dale ta prisnin Frank Shkreli dhe Elezi i Biberajve nga Mali i Zi. E ndihmuan te strehohej fillimisht ne nje rrangalle te periferive te Chicagos. Lejden menjehere e futen ne nje shkolle profesionale. Dhe eshte e tepert te thuhet qe u specializua ne qershorin e 2001-shit si “Teknike Thonjsh” me liçence nr. 169014048 . Qe aty u transferuan menjehere ne WOODRIDGE, (IL) me te drejten e ushtrimit te profesionit deri ne fund tetorin e 2016-tes.

    Adi qe kish nisur studimet e tij qe ne 1989-nten ne universitetin “Luigj Gurakuqi”, duke mos mundur te jape as edhe nje provim, me zbarkimin ne Chicago, gjithnje me ndihmen e Shkrel-Biberajve, arriti te dipllomohej ne “John Marshall Law School” te Chicagos, si avokat jo-plepor (nuk rriten plepat ne Chicago !).

    Emerimi i tij ambasador ne UN nuk nga 2006-ta deri ne 2009-ten nuk eshte e veshtire te kuptohet nga kush u promovua dhe kujt i sherbeu per te tre vitet e uzurpimit te poltrones nga ana e tij.

    Por Filipit, tashme 70 vjeçar i ka ngelur akoma nje enderr per tu realizuar, gjithnje me ndihmen e Shkrel-Biberajve: emerimin e Adit si minister i ardheshem i drejtesise dhe te teknikes se thonjve Enkelejdes, si ministre e shendetesise. Dhe ka bere nje parashikim shume te specifikuar, eventi do ndodhe ne 31 Tetorin e vitit 2016, diten kur i perfundon liçenca e teknikes se prerjes se thonjve Enkelejdes.

  • C’na i bere keshtu zogolliut jetim, zoteri? Mire qe te ziun me boje te kuqe e bere qepaze fare, po me tonjpreresen c’pate xhanem… Lere ore te ushtroje zanatin se kushedi mund t’i hyje ne pune me vone ndonje “parisiani”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *