Një shqiptar me “Benzinë në gjak”

Dita

Ka kohë që ka “varur dorezat në gozhdë”, por ai gjithmonë është i pranishëm në jetën publike, sidomos

në Gjermani. Ish-boksieri i njohur shqiptar Luan Krasniqi pas përfundimit të karrierës së tij në boksin profesionist, tashmë po e sfidon veten në rolin e aktorit. Krasniqi, që është i pranishëm vazhdimisht në aktivitete

humanitare dhe i ftuar i rregullt në emisione televizive gjermane, këtë herë do të na shfaqet në episodin 136-të të serialit shumë të shikuar televiziv kriminalistik në ZDF “Soko Stuttgart”. Premiera e episodit

që mban titullin “Benzina in Blut” (Benzina në gjak) do të transmetohet më 12 shkurt në ZDF, ku në rolin kryesor do të paraqitet boksieri shqiptar, Luan Krasniqi.

Në vazhdimësi, miqtë e mi, interesohen se kur do të kenë rastin të më shohin në rolin e artistit. Nga Qendra Televizive “ZDF”, kuptoj se episodi “Benzin in Blut” (Benzina në gjak) i serialit që ndiqet me interesim “SOKO

Stuttgart”, ku unë, si debutues në artin filmik, jam angazhuar në rolin e një pronari të Shtëpisë së veturave luksoze të quajtur Walter Beierle e që trajton vdekjen e ish- pilotit të Formula-1, Steve McKinnon dhe do të

transmetohet më 12 shkurt, në orën 16:05”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook. Urime Leone.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *