19-vjeçari nga Prishtina, Dijon Alidemaj, është një nga finalistët në konkursin “Fresh Face France 2013”. 7 femra dhe 8 meshkuj, mes të cilëve Dijoni, konkurrojnë për çmimin që përzgjedh fytyrën më të freskët dhe më të bukur në Francë. Ai është shqiptari i vetëm në këtë konkurs dhe, nëse fiton, mësojmë se Dijoni do të shkojë në Barcelonë për të përfaqësuar Francën, dhe, nëse jo, deri këtu ku ka arritur, ai do të ketë një kontratë me këtë agjenci dhe do të jetë model për disa firma të njohura, si Hollister, D&G etj.
“Kam qenë model në Kosovë duke qenë në finale si më i miri në “Unë jam Top Model 2”, drejtuar nga Labinot Gashi, e më pas nëpërmjet fotove të cilat janë pëlqyer, më ka kontaktuar agjencia e huaj “Cristal Model Managment”, ka thënë ai për “Panoramën”.
