Një shqiptar në krye të Agjencisë së Zbulimit

Elena Tase

Pas zgjedhjes së Stevo Pendarovskit si president i Maqedonisë së Veriut, një shqiptar është emëruar nga krye të Agjencisë së Zbulimit. Ai është Erold Musliu dhe vjen në krye të kësaj agjencie pas punës disa vjeçare  në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Musliu u emërua nga Presidenti Pendarovski, e nga BDI thonë se kjo është bërë në koordinim me kryetarin e partisë, Ali Ahmeti.

Në periudhën 1995-1998 ka punuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, ndërkohë në Agjencinë për Zbulim është që prej vitit 2000.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *