Një shqiptar, presidenti i ri i Parmës

redaktor

Petrit Doka do të jetë presidenti i ri i klubit italian të Parmës. Pas shumë përpjekësh, ku u përfol edhe emri i Rezart Taçit, më në fund është zgjidhur çështja se kush do të jetë pronari i ri i emilianëve, – sipas TV Oranews.

Doka është një sipërmarrës i njohur në fushën e argjendarisë dhe biznesin e tij e ka të përqendruar në Itali dhe në Qipro. Petrit Doka i lindur në Tiranë në mars të vitit 1971 ka nënshtetësi italiane.

Në fakt marrëdhëniet e 43 vjeçarit me atë për të cilin u spekulua se mund të merrte në dorëzim Parmën Rezart Taçi janë mjaft të ngushta, duke qenë se Doka më parë ka administruar kompaninë “Taçi Oil Italia”, dhe kjo ka bërë që menjëherë mediat italiane të ngrenë dyshimin se prapa biznesmenit të argjendarive fshihet pikërisht Rezart Taçi.

Të premten do të zhvillohet edhe ceremonia zyrtare në ambientet e stadiumit “Enio Tardini” ku stafeta do të kalojë nga Girardi tek Petrit Doka.

Skuadra dukale aktualisht ndodhet në krizë të plotë dhe mban vendin e fundit në renditje me vetëm 6 pikë të grumbulluara.

 

Share This Article
2 Comments
  • O petrit o rezart ..ne shqiperi nuk kane buke nuk kane ikace nuk kane stadiume dhe ju investoni ne itali . Turp turp. Beni 1 stadium ne peqin . Lushnje apo kavaje dhe i vini emrin tuaj apo hapni ndonje mence per te varfrit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *