Edhe një tjetër shqiptare ka bërë publike kandidaturën e saj për Këshillin Bashkiak në Gjermani.
Ajo është Dhurata Caushaj, e cila po kandidon në zonën e Freiburgut. Caushaj përveç angazhimit të saj profesional në shkencat informatike, gjithashtu është edhe aktiviste për të drejtat e grave dhe emigrantëve në komunitetin gjerman, shkruan albinfo.ch.
Numri i shqiptarëve në diasporë, të cilët janë të përfshirë në politikë sa vjen e rritet dhe sigurisht, përveç vendit ku jetojnë, ata po përfaqësojnë edhe shqiptarët.

o.j/dita
