Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Një skote oligarkësh të krimit dhe rrugaçësh
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Një skote oligarkësh të krimit dhe rrugaçësh
Letrat e Lexuesve

Një skote oligarkësh të krimit dhe rrugaçësh

anazapta
Published December 17, 2012
Share
SHARE

Për Berishën dhe partinë e tij (biznesin e tij – më saktë) e vetmja veprimtari politike në Shqipërinë e zhytur në errësirë të dimrit, si edhe shumë herë të tjera, ka të bëjë me zgjedhjet. Përsëri si edhe shumë herë të tjera, i kërkon popullit t’ia sanksionojë e legjitimojë, nëpërmjet votës, pushtetin një skote oligarkësh të krimit dhe rrugaçësh ndërkombëtarë.

Sa më të plota e të turpshme t’i kenë këta zhurmëtarë dështimet, sa më të rënda e të papranueshme shkeljet e ligjit, aq më të mëdha u dalin ngërdheshjet dhe fotografitë në faqet e gazetave. Pikërisht tani që u bë publike bashkëfajësia e kryeministrit të sotëm dhe e shokëve të tij të armëve për thyerjen e embargos ndaj ish-Jugosllavisë dhe furnizimin me naftë të makinës serbe të genocidit dhe të pastrimit etnik në Bosnje dhe në Kosovë; e pikërisht kur Shqipëria rezultoi të ishte vendi më i korruptuar në një anketë të përbotshme, pushtetarët e atjeshëm nuk reshtin së gërryeri me dhëmbë kafkat njëri-tjetrit, të mbërthyer për jetë a vdekje në betejën titanike të… zgjedhjeve zgjedhjeve zgjedhjeve, si riprodhim të “demokracisë” shqiptare.

Në të vërtetë, 22 vjet mjaftojnë për të bindur edhe më entuziastët se regjimi i tanishëm në Tiranë nuk ka të bëjë fare me demokracinë, por është një oligarki që mbahet në këmbë me paratë e krimit nga njëra anë, e me vullnetin oportunist të Evropës dhe të organizmave ndërkombëtare nga ana tjetër, të cilat nuk do t’i pranonin dot kostot politike dhe financiare të një destabilizimi dhe rrinë mbajnë Berishën duke menduar: Kur do mërziten vallë me këtë idiot këta shqiptarët?

 

Email nga adresa: [email protected]

 

anazapta December 17, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?