Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky duket se ka gjetur një mënyrë për të ‘joshur’ ukrainasit mbi moshën 60 vjeç të vaksinohen kundër Covid-19. Secili prej tyre do të marrë një celular falas, tha presidenti ukrainas në një deklaratë.
Gjatë deklaratës presidenti prezantoi rreth 10 shërbime të reja digjitale, përfshirë shërbime për pensionistët dhe shoferët, dhe aplikacione të tjera.
Aktualisht në Ukrainë funksionon një program i quajtur “e-support”, i cili i jep çdo ukrainasi të vaksinuar 35 dollarë.
a.m/dita
