Një sociopat në fronin e Carit. Historia e Ivanit të Tmerrshëm

redaktor

Shprehja, “pushteti të prish ndergjegjen dhe, pushteti absolut të degjeneron absolutisht”, i shkon tamam carit të Rusisë Ivani i lV-të, i cili do të mbetej në histori me nofkën, Ivani i Tmerrshëm.

Duke e parë jetën e Ivanit nga afër, duket qartë se, edhe faktorët e jashtëm, luajnë shumë rol në formimin e personalitetit të njeriut.

Ivani ishte egocentrist, impulsiv, zemërak. Si shumë tipa sociopatë, edhe ai ishte inteligjent, dhe shpesh magjepsës. Ndërkohë, ai mund të vriste me qindra njerëz, pa asnjë shenjë pendimi, dhe pastaj urdhëronte murgjit në manastire, që të luteshin për shpirtin e tyre.

Ivani i lV-të u lind në vitin 1530. Kur ishte në moshën tre vjeç, i vdiq i ati. Zyrtarisht ky trashëgoi fronin e babait. Nëna e tij e mbajti fronin me luftë të ashpër me aristokracinë e rebeluar.

Ivani u rrit midis intrigave dhe vrasjeve. Kur mbushi shtatë vjet, i vdiq edhe nëna. Sipas të gjitha të dhënave, e helmuan. Vetëm me të vëllain e tij, Ivani u gjend në mesin e gjakderdhjeve të mëdha që shpërthyen midis klikave të Adels (artistokracisë).

Në fëmijëri, kur Ivani vazhdimisht kishte frikë nga rivaliteti i Adligve, në personalitetin e tij, u zhvilluan tipare sadiste.

Ai i torturonte kafshët, u nxirrte sytë, u çante barkun dhe i hidhte këlyshët e vegjël nga maja e kullave të Kremlinit. Në moshën e adoleshencës i pëlqenin ekskursionet jashtë qytetit, për të dhunuar fshatarët dhe përdhunuar gratë.

Çuditërisht, martesa e tij e parë me Anastasinë ishte e lumtur. Me ndihmën e saj, ai përzgjodhi këshilltarë të zgjuar, dhe filloi reformat.

Me vdekjen e Anastasisë, pas 13 vjet martesë, Ivani 30 vjeçar e rihumbi fillin. Ai ishte shumë i bindur se, aristokracia ia kishte helmuar gruan.

E pushtoi urrejtja e madhe ndaj tyre. Ai reagoi me terrorin e vdekjes. Nuk kishte gjë që mund ta ndalte tërbimin e tij.

Ivani ishte i bindur se kishte një të drejtë të pakufizuar nga Zoti, për të mbrojtur vendin duke ndëshkuar të pandershmit.

Ai urdhëroi që armiqtë e tij të rripeshin të gjallë. Të digjeshin, t’u nxirreshin të përbrëndshmet dhe, shumë shpejt, lumi u mbush me mijëra kufoma.

Pas kësaj përbindshmërie të pazakontë, ai i urdhëroi murgjët që të luteshin për shpirtin e viktimave.

Papritmas, Ivani i humbi të gjitha shpresat për vazhdimin e dinastisë së tij, kur ai, në një rast krize psiqike, vrau djalin e vet, dhe bashkë me të, trashegiminë. Për muaj të tërë dëgjoheshin të bërtiturat dhe lutjet e tij, deri larg mureve të Kremlinit.

Pas dy vjetësh, në moshën 54 vjeç, vdiq i çmendur, në rrethana të paqarta. Është shumë e mundshëme që edhe atë e helmuan.

Ivani dhe populli i tij ishin viktima të një personaliteti të gabuar. Ai kishte shumë gjëra pozitive por, frika, urrejtja dhe pushteti i pakontrolluar, e shndërruan atë në Ivanin e tmerrshëm.

 

*****

Përktheu për Dita Lekë Imeraj – shkrimtar dhe përkthyes

Share This Article
7 Comments
  • Mos do te thuash ndonje gje per Edon.Ku ka byth edua te behet si Ivani.Me e shumta mund te shaje grate ose te rrahe ndonje deputet, mavri qe i lepijne bythen

  • Leka Ymeri është munduar të imitoi vetëvetn me Ivanin e tmerrshëm të rusisë ,kundër viktimave të tij kur shërbente të burgosurit e Spaçit,e çaf ,barit.

    • “Mos u lodhni, z.Lekë Imeraj , t’iu jepni kulture shqiptareve,”
      zano
      ne shqiptarët fjalën “kulturë” e përdorim për dijeni,dhe ti po ja fut pordhkës,me tendencë fënde,pra qënka mëkat ta shëndrosh dijeninë në politikë??
      deri diku ke të drejtë!!
      shpesh me të njohur dhe rrallë me shokë,vjen biseda në ngjarjet e përditshme që na shqetësojnë!!
      në sumicën e rasteve,çfar ndodh!?
      “a e pe atë aksidentin në rrogozhinë ku u vranë dy e u plagosën tre veta?a e pe çfar kishte bërë ai i marri që vrau 5 veta??a e lexove se kunati kishte vrarë dashoren e kunatit!a e pe tek emisioni i leshit sesi ai tipi thoshte se gruaja i shkërdhehej me gjithë lagjen,por ai e dashuronte dhe donte ta kishte në shtëpi,të paktën në mbrëmje se ishte shumë e zonja në gatim?”
      por në momentin e parë që ti i pyet”çfar leshin të intereson ty se ka ndodhur një aksident banal,a një vrasje po aq banale??”
      të përgjigjen”gjynof të shkretët”!!
      kur i pyet se çfar mendon për këtë apo atë veprim që bën politika!?
      përgjigjia është e thjeshtë-“nuk merrem me politikë”!!
      në të njëjtën kohë nuk merret me histori e ti biem thejshtë e shkurt!
      gjithë dijenitë e tyre janë llafe rrugësh dhe ngjarje që su hyjnë në punë!ajo që ju hyn në punë,jeta e tyre e përditshme,jeta e tyre që shkatërrohet,grabitet nga një tufë kriminelësh!?
      asqë ju intereson fare!!
      sikur ajo të ishte diçka e botës dhe jo jeta e tyre!!
      zano,nodshta e ke me ironi,por këto informacione,këto dijeni bëjnë që të bësh llogaritë ashtu si duhet!!
      shpesh përdoret thënja “ta lëmë të punojë pastaj kur të ketë mbaruar e vlersojmë”!!
      një nga gomarllëqet më të mëdha,sidomos në vënde si yni ku përvoja ka treguar se fundi ka qënë gjithnjë i keq!!
      dijenitë mbi Ivanët,Aleksandrët,tudorët,neronët,të bëjnë të parashohësh atë që do të ndodhë “në përfundimin e punës”!!sepse ashtu si përsëritet jeta e çdo njeriu e çdo brezi,ashtu përsëriten dhe bëmat e politikanëve,e pushtetarëve,e sundimtarëve,e sociopatëve!!
      sa më shumë dijeni të kesh,zano,aq më shumë mundësi ke të parashikosh,aq më shumë kollaj mund ta vlersosh tjetrin në punën e tij!!
      bëmat e ivanit nuk ndryshojnë nga këto të këtyre ivanëve tanë!!
      ashtu si poezitë e konicës e nolit,pavarsisht se kanë qënë shkruar 100 e kusur vjetë më parë,prapë kanë vlerë sikur të shkruheshin në këtë moment!!
      sepse tek ky popull,populli ynë,dija nuk ka bërë vënd!!edhe në rastet kur ka gjetur një farë foleje,ose një grepç për tu kapur!?
      është këthyer në një xhevahir zbukurimi dhe jo një mjet “pune”,një mundësi vlersimi!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *