Një sqarim për kuptimin e fjalës “komb”

anazapta

Letër e nënshkruar

Agron Meçaj, Tiranë

Fjalën “komb” z.Ervin Hatibi e mbart nga arabishtja në osmanisht, e nga andej tek shqipja. Unë them që është vetëm shqip dhe në dialektet e jugut e gjejmë në kuptimin e “nyjës”, p.sh., “e lidha komb perin, kollaren etj.” në kuptimin “lëmsh”, “mu bë komb në grykë nga mërzia apo halli”, e mbase një herë tjetër mund të japë edhe të tjera kuptime.

Kujdes me gjuhën tonë, se po e nxjerrim të prejardhur, kur është elementi më i fuqishëm i origjinës e trashëgimisë që nga lashtësia. Me këtë rast apeloj që kushdo që ka diçka për të thënë, ta thotë tek DITA, e ata që paguhen me tituj e grada t’i analizojnë. Respekte e z.Ervin besoj nuk i mbetet qejfi për shtojcën time. Agron Meçaj, Tiranë.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *