Në sheshin Piazze Affari, në Milano të Italisë, gjendet selia e bursës italiane – ndërsa fare pranë saj, qëndron një statujë mermeri që tregon gishtin e mesëm – një porosi që duket sikur iu drejtohet bankierëve dhe drejtorëve të korporatave të mëdha.
Statuja është pagëzuar me emrin L.O.V.E, që është akronim i fjalëve; Libertà, Odio, Vendetta, Eternità (liri, urrejtje, hakmarrje dhe përjetësi), ndërsa ajo është punuar në vitin 2010 nga artisti kontravers Italian, Maurizio Cattelan– që njihet për veprat e tij provokuese.

Hahahaha, shume e holle kjo,por me I fuqishem eshte emri qe I kane vene..gjakpiresit Jane bere aleate me shtetin, I cili I ka licensuar