Një çmim Oscar, një fëmijë, e tani edhe një statujë dylli në muzeun e famshëm të Londrës “Madame Tussauds”. Duket se këngëtarja e famshme britanike po jeton momentet më të bukura të jetës së saj.
Statuja e saj prej dylli është një rikrijim besnik i fytyrës dhe trupit të saj, aq sa edhe ajo vetë ka mbetur e mahnitur. Tashmë Adele u bashkohet yjeve më të famshëm të shoubizit, të cilët janë “gdhendur” në dyllë.