Një stuhi gjeomagnetike pritet të mbërrijë nga Dielli

redaktor

Ylli ynë është duke u përgatitur për të hyrë në periudhën e qetë, që zakonisht vjen çdo 11 vjet, por para se të hyjnë në “letargji” ka nisur një aktivitet të papritur: një re grimcash është shmangur nga Dielli dhe i është drejtuar Tokës. Ardhja e stuhisë magnetike pritet ditën e sotme, më 2 gusht dhe do të mund të bllokojë komunikimin përmes radios dhe të shkaktojë probleme në mjetet e komunikimit.

Alarmin e ka dhënë agjencia amerikane për atmosferën dhe oqeanet (NOAA). Sipas agjencisë, ka një 65% mundësi që nesër mund të përjetohet një stuhi gjeomagnetike. “Mund të jetë me intensitet të moderuar dhe ”mund të shkaktojë ndërhyrje në komunikimin me radio”, komentoi Mauro Messerotti i Institutit Kombëtar të Astrofizikës (INAF) në Universitetin e Triestes.

Reja e grimcave shtyhet nga Dielli, sipas ekspertit dhe kjo mund të ndodhë ose me çlirimin e energjisë, ose nga një shpërthyes, ‘protuberancë’, një tub i fluksit magnetik që transformohet duke i dhënë një rritje një shpërthimi të mundshëm”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *