Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Edi nuk duhet te vazhdoje të marrë komplet borxhin ndaj FMN-së, por ta ndërpresi, dhe bizneset që i kanë shtetit 800 milionë dollarë të fillojnë të paguajnë detyrimet e shtetit. Bile t’u vendoset afat që shlyerjet te behen sa me shpejt. Pra nqs FMN i ka dhënë borxh Shqipërisë rreth 300 milion dollarë, atëherë Rama të mos marrë më borxh por ta nderpresë aty, sepse ai borxh na fundos ekonominë dhe na fut ne recesion. Të tjerat pastaj, duhet që qeveria të ulë çmimin e naftës, duke hequr monopolet e tregëtimit të naftës por edhe të magazinimit te saj ne Durrës… Të lejohet konkurenca e lirë në karburantet, dhe kjo do çojë direkt ne reflektim në tregun tonë të uljes së çmimit të karburanteve. Po u ul ky cmim, do ulen gjithë çmimet e shitjeve me pakicë dhe do rritet konsumi.
