Një sugjerim për pensionet

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

Përshëndetje gazetarë të gazetës Dita. Jam lexues i rregullt i gazetës tuaj, më pëlqen. Marr shkas nga shkrimi juaj për pensionet e personave me detyrë të lartë në Shqipëri. Kam një mendim për pensionet, por do nxitje nga ju. Mosha e tretë nga 65 vjeç e poshtë është mosha më e varfër sot në botë. Askush nuk e do pensionistin me 10 mijë lekë të reja, si djali e vajza. Kam disa miq, por edhe bashkëqytetarë, nuk shkojnë në lokalin e një të afërmi të pinë kafen të paktën, se u vjen rëndë t’u thonë s’kemi lekë e nuk paguajnë.

Kam mendimin t’i rekomandoni qeverisë, se shtresa më e varfër sot për sot është mosha e pleqërisë. Të paktën kush ka kontribuar mbi 25 vjet punë të marri secili pensionist 20 mijë lekë të reja, reforma e re të bëjë punën e saj. E sa do jetojë një i moshuar, të jetë i pavarur nga fëmija i tij. Sidomos për qytetarin, fshatari le ta ketë 10 mijë, halloset me pronën në fshat. Me respekt, Manush Manushi, Milano.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *