Një sugjerim shumicës

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Nuk më bën zemra të mohoj korrupsionin e sotëm. Nuk flas për gangrenën e gjyqësorit, po për institucionet e shtetit. Ama ka shenja të përpjekjeve për ta luftuar. Të gjithë gabojmë. Edhe njerëzit, edhe qeveritë. Pozitive është të pranosh ku ke gabuar. Meqë ra fjala, a keni dëgjuar ndonjë ndjesë nga ish-qeveria në 8 vitet e sundimit të saj? Po për Lazaratin? Katër të pafajshmit kërkojnë së paku një ndjesë për jetët e humbura nga “pushka” qeveritare. Janë shumë gjynahet e saj, por kurrë nuk i tha goja qoftë një nëne a gruaje në parlament një falje në emër të humanizmit. Opozita kërkon kriminelë? A nuk i ka aty brenda kosheres? Është opozita më pa vlerë në këto vite. Baltë, shpifje, thashetheme e llogje pa asnjë motivim. Megjithatë unë kam një mendim. Sugjeroj që jo kjo opozitë të kërkojë zgjedhje të parakohshme, por vetë mazhoranca. Vetëm e vetëm që këtë opozitë perverse e pa më të voglin skrupull qytetarie mos ta shohim më! Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *