Një supermodele me akne? Kendall ua mbyll gojën të gjithëve me 5 fjalë

Ornela

Makthi më i keq i VIP-ave është të kenë akne ditën e një eventi të rëndësishëm. Akoma më keq nëse bëhet fjalë për ceremoninë e Golden Globes dhe je Kendall Jenner.

Pikërisht kjo ndodhi. Supermodelja e momentit, Kendall Jenner ndoqi ceremoninë si përfaqësuese e Vogue dhe në momentin që shkeli në tapetin e kuq, njerëzit vërshuan në internet për të komentuar puçrat në faqe.

Në vend që të mbyllej në shtëpi, 22-vjeçarja eci gjithë vetëbesim në tapetin e kuq dhe u përcolli një mesazh të fuqishëm gjithë atyre që kanë të njëjtin problem me lëkurën.

Një fanse e modeles shkruajti në Twitter:

“Kendall Jenner që shfaqet në ceremoni dhe pozon e sfilon me akne si një yll i vërtetë, është gjithçka që vajzat duhet të kuptojnë sot.”

Kendall e ripostoi dhe shtoi:

“Mos e lini kurrë t’ju ndalojë!”

Është akne fundja fundit. Të gjithë kemi ose kemi pasur puçra në fytyrë.

Kendall ka vuajtur nga aknet që kur ishte e vogël dhe në postimet e blogut të saj rrëfente se u bë aq e vetëdijshme për lëkurën e saj, sa nuk fliste dot pa mbajtur dorën para fytyrës për t’i fshehur.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *