Një surprizë e pakëndshme për Belen Rodrigues

anazapta

Kur të kthehet nga jashtë, Belen Rodrigesin e pret një surprizë e pakëndshme. Natën e kaluar, shtëpia në Milano e bukuroshes braziliane është grabitur.

Hajdutët kanë përdorur dritaren për të hyrë brenda dhe kanë kthyer mbrapsht shtëpinë në qendër të Milanos. Vjedhja është konstatuar në mëngjes nga administratori i pallatit, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë.

Nuk dihet ende vlera e vjedhjes, pasi pritet kthimi i të zonjës së shtëpisë, e cila do të bëjë bilancin e gjërave që mungojnë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *