Shkodra, kryeqendra e veriut, ky bastion i të djathtës në vend (i lëkundur zgjedhjet e fundit) u bë pikënisja e Partisë Demokratike për të çelur fushatën elektorale, edhe pse ndonëse jo zyrtarisht fushata kishte marrë udhë disa kohë më përpara. Ai tubim a miting ngjante me një meny të varfër. Grupimet e Shkodrës brenda PD-së shiheshin shumë qartë edhe në mënyrën e vendosjes së tyre gjatë atij aktiviteti. Jozefina Topalli bashkë me Lorenc Lukën e të tjerë pozicionohen pranë njëri-tjetrit ndërsa Astrit Bushati dhe miqtë e tij deputetë janë së bashku. Ishin kujdesur që të mos ishin edhe aq pranë në atë hapësirë të vogël sa lejonte mjedisi i pallatit të sportit.
Fytyrat e deputetëve jo në çdo çast ishin të gëzuara sepse ndonjë ndoshta nuk do jetë më në listë si kandidatë për zgjedhjet e 23 qershorit. Para shkodranëve, në vend që të ishin të lirë e të çliruar, ata (deputetët) ngjanin si makineri që kryejnë atë proces që iu jepet. Një prej më të rëndësishmëve, që gjithnjë zë vendin e dytë në listën e Shkodrës, Astrit Bushati, akoma paraqitet para elektoratit me një letër përpara. (edhe në Parlament ai flet shumë rrallë). Nuk duam të besojmë se ai nuk di të flasë, se nuk ka ide apo mendime të vetat, por për të na hedhur poshtë dyshimet ai duhet të na vërtetojë të kundërtën. (le ta nisë nga mospërdorimi i një ligjërate të parapërgaditur por një komunikim të lirshëm, sa më pranë njerëzve).
Aty nuk ishin vetëm demokratët e Shkodrës e zonave përreth saj. Dikur socialistë, sot demokratë (që më përpara edhe brenda strukturave të PS-së kishin ndasi e përplasje të heshtura) u shfaqën në këtë tubim si “të dashuruar”, krah për krah e të gëzuar madje. Të vjamosur e të shndritur nën kostumet e shtrenjta, shfaqeshin me gjoksin para, burrëror, madje edhe në rreshtat e parë (në përkrahje të atij që jo shumë larg në kohë e atenemonin pa reshtur, sa herë kishin mundësi ta bënin).
PD e Shkodrës ashtu si edhe në qytetet e tjera ka Forumin e saj Rinor. Në këtë forum që përbëhet nga djemtë e vajzat e atyre që janë në lidershipin e PD-së në Shkodër apo familjarë, kushërinj e miq të tyre, ka edhe nga ata që kanë kapur te 40-tat, po me sa duket me dëshirën për ti çuar vitet pas, e cilësojnë veten si pjesë të këtij Forumi. Të dështuar ndoshta për të kapur ndonjë vend diku më lart në Parti, enden akoma aty me shpresën se një ditë do ta realizojnë ëndrrën sepse mendojnë se kanë vepruar vërtetë si “ushtarë” të mirë e besnik.
Nuk munguan as të huajt. Këtë radhë në Shkodër qëlloi një qytetar i Austrisë që duket se është dashuruar me Shqipërinë e Shkodrën – dashuri që i buron nga… tenderat. Ky austriak i mençur, qeshte, gëzonte e brohoriste më shumë se vetë militantët e PD-së Shkodër me shpresën se do jetë sërish fitues i ndonjë tenderi, tashmë jo vetëm për ujësjellësin.
Po të vëresh me kujdes lëvizjet e kamerave, sheh qartë se atje gjëndeshin “PD-istë” që nuk e kanë haberin as çfarë thuhet as çfarë po ndodh por vetëm sigurojnë të nxjerrin kokën në ndonjë foto të rastit me Berishën apo Topallin (të tjerët nuk vlejnë si foto “pasaporte”, maksimumi me ta bëhet ndonjë foto “çertefikate” ). Këto fotografi veç tjerash iu vlejnë të lëvizin kudo në qytet me makinë por pa lejen e qarkullimit apo pjesën tjeter të dokumentacionit. Me ato lloj fotosh mund të futen pa rradhë duke përfituar në shërbimet publike e të tjera si këto.
Hallin më të madh e kanë ata që shkojnë pa dëshirën e tyre. Ashtu si peticioni në adresë të Edi Ramës që u firmos nga Administrata Publike, edhe në mitingun e zhvilluar në Shkodër nga PD sheh shumë punonjës administrate. Në vend që të ishin në shtëpitë e tyre pranë familjeve janë të detyruar për të pritur të parin e Qeverisë sepse në të kundërt e dinë përfundimin. E nesërmja nuk i gjen në punë por duke mallkuar veten se ashtu si kolektivi pse nuk ishin aty sa për numër. Mes këtyre dy zgjedhjeve, të parën e kanë me leverdi dhe normalisht janë të shfajësuar sepse buka e gojës nuk pyet.
Eventi kishte për qëllim festimin e 22-vjetorit të krijimit të PD-së e po ashtu rrëzimin e bustit të Stalinit. Në fakt të dyja këto ngjarje kanë për protagonistë disa shkodranë që në ato vite të vështira rrezikuan jetët e tyre, por nuk u ndalën, arritën që ta rrëzojnë bustin e Stalinit. Një pjesë e atyre personave nuk ishin në këtë miting. Janë “zëvendësuar” nga të tjerë PD-istë që teseren e Partisë e kanë marrë vonë.
Berisha, që e quan Shkodrën akoma “Rozafa e demokracisë në Shqipëri” harroi (ose ka bërë gjoja) se ne zgjedhjet e fundit parlamentare, PS pikërsisht në zemrekun e të djathtëve arriti të marrë 4 deputetë, si kurrë më parë, duke surprizuar këdo (veç socialistëve ndoshta). Shkodranët vazhdojnë të kenë qytetin me papunësinë më të madhe në vend e ndoshta një ditë (siç ka nisur) mund të revoltohen e ti thonë “STOP” besimit të verbër ndaj PD-së.
E megjithë menynë e varfër që ofroi ky miting i PD-së, e gjithë kjo panoramë me ngjyra të zbehta nuk kishte si të mungonte në faqen zyrtare të Sali Berishës në Facebook. Padyshim, e publikuar sipas “metodave berishiane” !
Me pelqen trajtimi qe Senadi ka bere per kete takim. Sa i perket, socialisteve te dikurshem, qe na paskan marre pjese aty, mendoj se ata nuk kane qene kurre te tille. E njejta gje mund te ndodhe, edhe kur Z. Rama te vije ne Shkoder, ku mund te shohim, qe demokratikas qe na jane bere socialiste. Ne te dy rastet nuk kam parasysh te rinjte. Duke e njohur PS-ne ne Shkoder, mbase nuk jam shume i gabuar, nese them qe ai/ajo, qe ne kohen kur kjo parti u krijua, ishte se paku mbi 25 vjec dhe nuk erdhi, me pas,pra pas vitit 1997, ka ardhur vetem per perfitime.Urime Senad.
PEDEISTAT, jane zaberhane te Salush beut. Le te pjerdhin e ti marrin ere qelbsinllekut te vet. Respekte SENADIT.