Në një kohë kur në qendër të vëmendjes është taksa për mallrat serbe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës ka kërkuar një takim sot gjatë ditës. Kreu i qeverisë në letrën e tij kërkon që të bashkërendojnë veprimet për politikën e jashtme.
Kryeministri shtoi më tej se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit, duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë shtetin.
“Përfaqësimi i Kosovës do të jetë sa më i denjë në arenën ndërkombëtare dhe këtë mund të arrijmë duke qenë të harmonizuar në qëndrimet tona të cilat përveç suksesit do të garantonin edhe zhvillimin ekonomik e siguri shtetërore kombëtare”, thuhet në letrën e Kurtit.
Kreu i ekzekutivit ka vënë në dispozicion të presidentit tri orare për takim, atë në ora 09:00, në ora 13:00 si dhe në ora 18:00.
l.h/dita

KORDINIMI I VEPRIMEVE ,JO VETEM KETO AKTUALE,POR GJITHMONE, ESHTE I DOM OSDOSHEM PER CDO SHTET VECMAS PER KOSOVEN.POR MOS SH KONI ME INATE DHE EPERSI NDAJ NJERI T JETERIT PRESIDENTI DHE KRYEMINSITR I DIJNE DHE IM KANE TE SHKRUAR A NE KUSHTETUTE DETYRAT DHE OBLIGIME.ANDAJ ASKUSH,KURRE DHE NE CF ARDO SITUATE QE GJENDEN,JANE OBLIGATIV T’I PERGJ IGJEN KUSHTETUTES DHE POPU LLIT,NESE VERTET E DUAN KETE SHTET E KETE POPULL.ULUNI MERRUNI VESH INSTITUCIONALISHT,POR EDHE KOMBETARISHT.ATDHEU DHE POPULLI, MESUESI YNE I MADH, MBI TE GJITHA.
Shperndajeni ju lutem
http://orncehttpswell1984366490226.wordpress.com/2020/02/26/with-grenell-appointment-the-israel-lobbys-foothold-on-us-intellige-grows-even-stronger/