Nga Fatos Tarifa
Ja, edhe marrëveshja u nënshkrua! “Çudia” ndodhi! Palët u morën vesh me njëra-tjetrën. Kaq mjaftonte që në Bruksel të besohet se tashmë Shqipëria është gati për çeljen e negociatave. Të gjitha palët janë të kënaqura. Edhe shefat e përfaqësive diplomatike kryesore në Tiranë.
Por çfarë ndryshoi në jetën politike të vendit? E vetmja gjë që mund të themi pakashumë të sigurtë është se anëtarët e parlamentit të ardhshëm nuk do të dallojnë shumë nga ata që u “zgjodhën” tre vite më parë. Pra, do të kemi sërish një parlament si ai që kemi pasur deri në fillimin e vitit që shkoi, jo si ky që kemi sot.
Përsëri do të jenë 140 parlamentarë, rreth 40 herë më shumë për frymë popullsie sesa anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, demokracisë më të madhe e më të pasur të globit. Holanda, sot një monarki kushtetuese, por që ka qenë një ndër republikat e para në Europë (nga vitit 1581), ka thuajse të njëjtin numër anëtarësh (150) në Dhomën e Dytë të Parlamentit të saj, edhe pse popullsia e këtij vendi nga më të pasurit në botë është 6 herë më e madhe sesa popullsia e Shqipërisë.
Përse partitë politike shqiptare nuk bien dakord që ta zvogëlojnë numrin e anëtarëve të parlamentit, fjala vjen në 100? Një numër kaq i madh parlamentarësh nuk na duhen. Nuk na duhen aspak. Ata i rëndojnë shumë buxhetit të shtetit dhe janë një barrë e rëndë për familjet shqiptare, për të gjithë ne, taksapaguesit e këtij vendi të varfër.
***
Numri i parlamentarëve është një gjë; cilësia dhe integriteti i tyre intelektual e moral është një gjë tjetër dhe marrëveshja e nënshkruar disa ditë më parë nuk na jep asnjë siguri se ata që do të “zgjidhen” vitin e ardhshëm do të jenë më të mirë sesa këta që kemi. Arsyen nuk ka pse ua them unë; atë e di i madh e i vogël. Partitë shqiptare janë parti të personalizuara: kryetari është gjithçka, ai është vetë partia; masa dhe deputetët e zgjedhur nga kryetari i partisë, jo nga populli, duhet vetëm të dëgjojnë kryetarin, ta besojnë atë dhe ta ndjekin pas.
Për aq kohë sa listat kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare (edhe sikur ato të ishin të hapura) përsëri do i bëjnë dhe miratojnë tre individë, kryetarët e partive kryesore, në parlament do të kemi sërish të preferuarit e kryetarëve të partive, njerëzit besnikë të tyre, jo ata që janë kritikë e kurajozë. Edhe pse kandidatë të tillë nuk njihen nga qytetarët, nuk janë zgjedhja e tyre dhe, me shumë gjasë, as do të shprehin dhe mbrojnë interesat e qytetarëve, por ato të kryetarëve të partive të tyre (sepse atyre u detyrohen, jo popullit), ata do të marrin mbi supe barrën dhe privilegjet si “përfaqësues të popullit”.
***
Ah, po, do të kemi përsëri në parlament edhe disa individë që kryesojnë partitë e vogla të “frontit opozitar”, çfarëdo që mund të kuptohet me këtë. Këto janë disa “parti”, të cilat vazhdojnë të vegjetojnë në këtë sistem elektoral që me kokëfortësi vazhdojmë ta duam e ta ruajmë, edhe pse shumica e tyre janë “parti-kryetar”, “parti-familje”, “parti-fantazmë”, “parti pa ide”, “parti pa program”, “parti pa anëtarë”, parti thuajse inekzistente. Kujt i duhen parti të tilla veç kryetarëve të tyre, të cilët, si pjesë e “opozitës së bashkuar” bëhen pjesë e listës së Partisë së vërtetë opozitare? Parti të tilla nuk kanë asnjë mbështjetje në elektoratin shqiptar, ose kanë një mbështetje krejt të papërfillshme, por ja që kryetarët e tyre, disa madje për 30 ose 20 vite me radhë, vazhdojnë të jenë ligjvënësit tanë. Unë habitem me pafytyrësinë e politikanëve të tillë. Pushteti dhe privilegjet që u ka siguruar ai për një kohë të gjatë i bën të paaftë të shohin e të kuptojnë se sa indinjatë dhe alergji krijojnë ata te qytetarët e këtij vendi.
***
Unë jam thellësisht i zhgënjyer. Çdo marrëveshje mes partive politike kryesore të vendit (edhe kjo e fundit), duhet të sjellë ndryshime pozitive—të dukshme e të ndjeshme—për sistemin tonë demokratik, për cilësinë e shtetit dhe të institucioneve të tij, për cilësinë e proceseve politike (në radhë të parë të zgjedhjeve legjislative dhe atyre vendore), për cilësinë e qeverisjes dhe për mirëqenien e popullit.
Këto, çfarëdo që mund të themi për të, marrëveshja kaq shumë e diskutuar dhe e brohoritur e ditëve të fundit nuk na i garanton. Përvoja dhe arsyeja më thonë se kjo marrëveshje është një déjà vécu, diçka që e kemi parë e provuar edhe më parë.
Një tango që të mban në vend numëro, edhe sikur në Bruksel të mendojnë se me këtë është bërë një hapa përpara.

Z. Tarifa! Edhe ju qe jeni i kenduar keni iluzionin se sistemi do t’i regulloje zgjedhjet ne Shqiperi,pa folur per masen e gjere te popullit!Eshte mentaliteti shqiptar! Keta qe flasin per blerjen dhe vedhjen e votes e bejne c;do dite kur u jepet rasti per votime! A nuk beri Saliu me Ruzhdien,Luli me votat e hedhura ne vendin e gabuar,apo Meta me vende pune! Eshte edukata e zgjedhjeve qe vazhdon te grryeje demokracine shqiptare! Por perseri me mire te fitoje Rama perseri se sa Saliu me Liken se Luli e ka ngrene kallamin!
I lexoj në interes analizzar tuaja dhe mesoj shume prej tyre.
Respekte profesor,
Isha studenti juaj,
Pirro
DITA:Dakort me Z.S.Tarifa.Marveshja skandaloze u diktua nga SHBA,e shkruare dhe firmosur ANGLISHT ne zyren e Yuri Kim,me shume per ti bere qejfin Brukselit,sesa popullit,vendit.
-Por ajo qe i shqetson te gjithe-besoj eshte ” Vegjetimi i partive fantazme” ne PD e kuvend,duke shtuare numurin fiktiv te partive ne 129-perfshi dhe nje parti Kosovare,si shtojce e P/Bujar Bukoshit-1998 te grushtit te shtetit Salist.
-Ne 2017 ne marveshjen Rama-Basha u tha se duheshin reduktuare partit fantazme.Ndersa Rama e zbatoi marveshje,Luli nuk e zbatoi ate,pasi Fatmir Mediu(Gedeci)shkoi 5 here te S.Berisha duke qare.Dhe Lul mavriu i futi ne liste te gjithe kryetaret e partive fantazme,ndersa Rama nuk pronoi asnje kryetar partie ne liste per deputet.Dhe fitoi.Kjo eshte hipokrizia e 2B qe u tallen me elektoratin dhe humbjen ja faturojne kundershtarit politike.
-Do ishte mire qe ne ligj te saktesohej PRAGU i fitores se partive ne 5-8 %.Por kete nuk e pranojne opozitaret,pasi e kan te sigurt humbjen dhe kerkojne te mbledhin therrimet e partive qe nuk kan as zyra dhe paguhen nga populli.
-Po keshtu do te ishte mire qe te gjitha partite te garonin sejcila me vehte dhe kualicionet te beheshin paszgjedhore.Kjo do demostronte nje gare te vertet dhe qeverisje me e mire.
-Opozita e rruges nuk pranoi edhe depolitizimin e komisionerve,ku ka shprese te dhuna e militanteve te saj si ne 96,09,11,etj.
-FLM-DITA,FLM-S.TARIFA
Keto lloj aludime armiqsore te pseudo-profesorit tone, ne masat revolucionare te udhehequra nga teoricieno-prakticienet e medhenje te proletariatit nderkombetar, Trump & Kim, do ti hedhim ne koshin e plehrave te historise! Marrveshja e madhe e arritur keto dite nen udheheqjen e shoqes Kim, ka vene ne levizje te gjithe proletariatin boteror per te permbysur komunistet e rreme kineze! Shpresojme gjithmone arritje te tilla te permasave boterore, te cilat arrihen vetem ne ambasaden e republikes federative ushtarako demokratike policore agjenturore integalaktike tw USA-s.
Z.Tarifa!
E keqja e madhe qe ka zene popullin shqiptar prej 30 vjetesh nuk zhduket duke luftuar secili ne koken e vet,pa e kerkuar bashkimin popullor qe te veproje si urugan!
Kunder shqiptareve kane qene dhe jane te gjitha bandat politike,te gjithe nderkombetaret dhe e gjithe media e shkruar dhe televizive,qe censurojne kritikat kunder qeverise,njelloj si dikur ne socializem!
Sot moderatoret nuk censurojne sharjet e shpifjey,banalitetet etj,por kritikat me fakte dhe argumente!
Sot ne medie botohen shkrime dhe komente deri sa te mos i prishet qejfi Rames,ndryshe te mbyllet rubineti!
Ku eshte media si pushtet i katert kur nuk behet pale me popullin dhe te jape rrugen e zgjidhjes se te gjitha problemeve!
Ku ishte media kur Rama izoloi 700 mije pensioniste pa iu dhene asnje sherbim mjekesor?
Ku eshte media qe me gjysem zeri foli per marevedhjen tradhetare te “Mukjes” per gjoja reformen zgjedhore,por la pa ndryshuar sistemin kriminal zgjedhor aktual?!
O Ethem Lala ,ai Edi jot krijoi dhe e miratoi brenda dites partine e Ptosit dhe er regjistroi jashte te gjitha ligjeve si parti opozitare ne zgjedhjet e 30 Qershorit.
Eshte DOMOZDOSHMERI reduktimi i numurit te deputeteve ne Kuvend ne ” 100 ose edhe me pak”.Perse duhet te ndodhi kjo e gjeni ne brendesi te shkrimit te siperm.
Shqiperia eshte CIRK KOLONIAL.