Shkrimtari i shquar Ismail Kadare dje mbushi 78 vjeç. Është më se normale për cilindo shqiptar që me këtë rast t’i drejtojë një urim jetëgjatësie bashkëkombasit tonë të shquar. Në të njëjtën ditë me shkrimtarin e madh, dje kishte ditëlindjen edhe Prof. Xhevat Lloshi, një nga gjuhëtarët tanë më të shquar, i cili po dje mbushi 76 vjeç. Një grup miqsh të ‘Albanian PEN Center’ si dhe të shkrimtarit të madh Ismail Kadare u mblodhën në shtëpinë e Prof. Xhevat Lloshit. Në një atmosferë miqsh, realizuam një komunikim të drejtpërdrejtë me shkrimtarin Ismail Kadare, të cilin e urova në emër edhe të gazetës DITA .
– Ju faleminderit të gjithëve. Është urimi më i bukur për mua. Më lejoni me këtë rast t’ju përcjell urimet më të mira të gjithë lexuesve tuaj. Më kanë telefonuar sot shumë miq nga të gjitha anët e botës. Por ky urim që më vjen nga Shqipëria është krejt i veçantë dhe mjaft emocionues. Ju jam shumë mirënjohës. Mbarësi të gjithëve!…
Në shtëpinë e Prof. Xhevat Lloshit u ngritën gotat për Kadarenë.
Pershendes nga zemra duke i uruar gjithe mbaresite profesor Xhevatit, gjuhetarit.Dua t’i drejtohem gjithashtu Kadarese,idhullit tim, shkrimtarit per t’i uruar jete te gjate, nder e lavdi prej idhujtarit. Ne dilemen e sproves per ta fituar lavdine dhe per ta mbajtur, kujtoj fatin e ndritur te gjithe atyre brezave te lexuesve, nga femijet e kopshtit gjer tek universitaret, kooperativistet, punetoret, ushtaret, qe u mbrujten me vepren e shkrimtarit duke shpresuar se brenda ferrit te tiranise do te gjenin parajsen.Ende dua te besoj se madheshtia e asaj vepre flakeronte dhe ndriçonte mendjen e shpirtin e shkrimtarit qe i drejtoheshin asaj gjenerate te ndryshonte, te perparonte ne dimensionet e kohes dhe nuk ishte nje flake kashte qe nuk ngrohte askend nga maja e kodres. Kotesia per t’u tjetersuar pertej nevojes nuk eshte aq ne nderin dhe traditen e kolosve te mendimit te botes siç eshte ne moden e daleboje te arrivisteve te politikes drejt kupoles.Thjeshtesia e se vertetes eshte tharmi ushqyes i madheshtores, larg trukimeve e shperqendrimit te panevojshem, qe njeriun e madh e bejne te vogel, i uroj shkrimtarit tim te dashur çmimin “Nobel”!
O xhota? Mos kujto se vetem ti ke raki për dolli? Pastaj me teke si i pi ti nuk urohet mali kadare. Ta hodha. Une kam raki skrapari dhe po mbush nje kanë plot per te uruar malin e letersise shqipe. Madje te kafja e shtepise time kisha nja dy shoke dhe ja u mbusha plot gotat e ujit. Ju thashe pijeni plot sepse sot eshte ditelindja e malit kadare. E pine. I uroj edhe une jete te gjate por percillja ti. Po nuk e bere ke sherr me mua? Jepi dhe nderimet e mija ushtarake jo vetëm qytetare. Vo/ o xhota? Kam dhe nje fotografi me malin kadare kur isha gjimnazist. Kemi dale ne lirëz te helmesit ne festen e brash bashke me gjyshin tim,patriotin jake backa. Tung! Edhe nje gje,botoni sa me shume nga jeta e personaliteteve tona te letrave se na u neveritën keta bajgat politike. Personalitete si ismaili na futin ne nje bote tjeter. Ne ate te parajses se fjales artistike…!
VR!!! O xhota? Mos kujto se vetem ti ke raki për dolli? Pastaj me teke si i pi ti nuk urohet mali kadare. Ta hodha. Une kam raki skrapari dhe po mbush nje kanë plot per te uruar malin e letersise shqipe. Madje te kafja e shtepise time kisha nja dy shoke dhe ja u mbusha plot gotat e ujit. Ju thashe pijeni plot sepse sot eshte ditelindja e malit kadare. E pine. I uroj edhe une jete te gjate por percillja ti. Po nuk e bere ke sherr me mua? Jepi dhe nderimet e mija ushtarake jo vetëm qytetare. Vo/ o xhota? Kam dhe nje fotografi me malin kadare kur isha gjimnazist. Kemi dale ne lirëz te helmesit ne festen e brash bashke me gjyshin tim,patriotin jake backa. Tung! Edhe nje gje,botoni sa me shume nga jeta e personaliteteve tona te letrave se na u neveritën keta bajgat politike. Personalitete si ismaili na futin ne nje bote tjeter. Ne ate te parajses se fjales artistike…!