Dy shtetas shqiptarë u arrestuan nga policia italiane të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Një telefonatë policore ka zbuluar një laborator të përpunimit të heroinës. Në pranga përfunduan shtetasi Ervim Gerbaj, 34 vjeç dhe Lefter Shahi 50 vjeç. Ata e kishin ngritur aktivitetin e tyre në qytezën Fregole të Leçes
Laboratori i heroinës ishte fshehur në një vilë në një zonë të izoluar. Në momentin e arrestimit, shqiptarëve u janë gjetur 1.6 kg heroinë.
Të arrestuarit po e përpunonin lëndën narkotike në momentin që ndërhyri policia. Veshur me maska mbrojtëse nga pluhuri e nën zhurmën e instrumenteve e punës, dy shqiptarët u arrestuan në flagrancë. /Dita/
