Një test i çuditshëm për mësuesit…

redaktor

Provimi i zhvilluar dy ditë më parë, në të cilin u përfshinë mijëra mësues të arsimit parauniversitar në kryeqytet, ka ngritur pikëpyetje të shumta në lidhje me nismën “dashamirëse” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për identifikimin e nevojave reale që mësuesit kanë për zhvillim profesional.

Kjo për shkak të nivelit të dobët të pyetjeve të paraqitura në test, pyetje për të cilat mësuesit me shkallën e parë dhe të dytë të kualifikimit thonë se ishin më shumë në kufijtë e fyerjes, se sa nevojës për nxitjen e interesit për kualifikime në ndihmë të zhvillimit të një procesi mësimor më cilësor.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as pasaktësitë organizative, ku në disa prej pyetjeve përgjigja e saktë jepej në dy alternativa, nga të cilat mësuesit duhej të zgjidhnin vetëm njërën prej tyre. Si rrjedhojë e këtyre pasaktësive mësuesve u është reduktuar edhe niveli i pikëve të siguruara në përfundim të testit.

Mësuesit shprehen të revoltuar kur tregojnë për nivelin e pyetjeve që përmbante testi, hartimi i të cilave sipas tyre duhet të jetë bërë nga mësues që nuk kanë përvojën e duhur në arsim.

Konkretisht në një pyetje të testit thuhej se: “Një mësues vë re se një vajzë vjen me krah të lidhur. Cili është veprimi i parë që bën mësuesi në këtë rast? Ndërsa katër alternativat nga të cilat duhej të përzgjidhte përgjigjen saktë ishin: “Merr në telefon qendrat në ndihmë të fëmijës, e dyta flet me shokët për të pyetur për situatën, e treta flet me vajzën, si dhe alternativa e fundit flet me kolegët”.

Në një tjetër pyetje për mësuesit e arsimit fillor thuhej se Hana vjen çdo ditë me vonesë në shkollë. Mësuesja i ka folur disa herë se kjo është shkelje e rregullit, por ajo vazhdon. Si duhet të veprojë mësuesja në këtë rast?

Katër alternativat ku mësuesi duhej të përzgjidhte të duhur ishin: “ Të flasë me Hanën dhe prindërit, të flasë me senatin, të flasë me drejtuesit,si dhe të bisedojë me kolegët”. Mësuesit pohojnë se nuk janë kundër trajnimeve apo kualifikimeve që duhet të ndjekin në drejtim të përmirësimit të mësimdhënies, por kundërshtojnë nismat e nxituara dhe aspak profesionale të MAS për vlerësimin e tyre.

Pas vlerësimit të rezultateve të arritura nga 1857 kandidatët që u testuan, MAS pritet të detajojë edhe fushat në të cilat mësuesit me rezultatet më të dobëta do të shkojnë e të trajnohen, për të plotësuar mangësitë e paraqitura në test.

Share This Article
5 Comments
  • Ka mesues qe vertet nuk meritojne te jene pjese e arsimit Shqiptare!
    Mjaftohen me plotesimin e ditareve dhe regjistrave. Pastaj venë neper kafene bashke me nxenesit duke konsumuar duhan dhe alkol.
    Prandaj ministria duhet pa tjeter te ngre nje ekip kontrolli,dhe te ndeshkohen ata qe duhen ndeshkuar. Ndryshe arsimi yne dote degradoj.

  • Nje mesues, sapo ka dale nga klubi prane shkolles ku ka rrekelluar disa gota, hyn ne klase dhe rrezohet prane tavolines se tij. Me cfare ishin mbushur gotat? Alternativat: 1. Me raki, 2. Me fernet, 3. Me konjak.

    • Pipi ? Ha ha ha humor i lezetshem por duhet te dini se alternativen e katert e ka dhene Nano :- 4.Me xhin. Ha ha ha..Nderime !

  • Po te mendoni se kush i ka bere pyetjet (dmth IZHA) nuk duhet te pretendoni me shume se kaq. E keni pare si eshte katandisur IZHA? Shumica jane njerez jo profesioniste….! Per turp te Riindjes

  • Testimi ishte nje risi e mirepergatitur. Nese ne mes te Tiranes ka mesues qe nuk dine te perdorin kompjuterin apo aq me keq disa dite para testimit kane bere kurse kompjuteri , nuk duhet kerkuar faji te hartuesit e pyetjeve, por te niveli medioker i disa mesuesve. Rilindja nuk ka premtuar ne fushate mesimin e kompjuterit per mesuesit , ishin te tjere ata qe e” cuan internetin ne maje te malit”. Nje shkrim i tille pa autor nuk nderon gazeten prestigjoze Dita. Mendimi i nje apo disa te pakenaqurve nuk perben lajm. Sa per ate qe thote zonjusha apo zonja Dorina ka te drejte , me te vertete eshte turp i Rilindjes , por ne nje kah tjeter , ne kahun qe ne te gjitha institucionet kryesore te arsimit, duke filluar nga MAS-i ne shumice absolute jane po ata qe kane punuar per tete vite nen fyellin e PD-se. Po te besh thjesht nje llogaritje rezulton se ne tete te punesuar , shtate jane te PD-se dhe nje i PS. Pyetjet e ketij testi ndaleshin ne ate qe ben dallimin e inteligjences , detajin. Qasja e re ne arsim nuk arrihet me mentalitet te vjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *