Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka qenë në qendër të kritikave javët e fundit.
Shkak janë bërë disa vendime të dyshimte të këtij institucioni.
Por, ish-nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, ka një ankesë disi ndryshe këtë radhë për KLD-në.
Duke folur për revistën “Java”, Subashi thotë se KLD është një institucion mashkullor.
“KLD-ja është tërësisht një institucion mashkullor edhe pse ka një ligj të posaçëm “Për barazinë gjinore”, që detyron të gjitha institucionet, qoftë edhe ato drejtuese të drejtësisë që në përbërjen e tyre të kenë një kuotë 30% të gjinisë tjetër”, shprehet Subashi.
Natyrisht, ajo ka kritika më të fortë për KLD-në, të cilat i bëhen prej kohësh këtij institucioni.
“Emërime, kontrolle, vlerësime dhe masa disiplinore për gjyqtarë të Shkallës së Parë dhe të Apelit, janë funksionet e KLD-së.
Të gjitha këto vendime të KLD-së të kontestuara fuqishëm si asnjë herë.
Kjo është pasqyra e drejtësisë.
Unë nuk mendoj se presidenti i Republikës është i pafuqi të vendosë një ekuilibër.
Kushtetuta e Shqipërisë i ka dhënë mjaft kompetenca të fuqishme presidentit në sistemin e drejtësisë dhe me kompetencën e drejtësinë ndaj ligjit arrihet ekuilibri i duhur”, thotë ajo.
Subashi që prej mbarimit të mandatit të zëvendëskryetare e KQZ-së, ka kërkuar të rikthehet në Gjykatën e Apelit.
Por, kërkesa e saj nuk është miratuar nga KLD./b.l
Ja dhe pak sa te dese berisha e nishani dhe çdo gje do rregullohet.
SEKSIN PERDORE VETEM PER SEKS
Pretendimi i miregjetur i kesaj “seksiteje” karrieriste, me tere privilegjet qe enderron te marre, te krijon nje ndjenje ndytesimi ndaj personazhit qe kerkon te luaje kjo xinxifile pa merite e trushplare.
Ja pak nga historia e vyer e saj ne fillim te ketij shekulli, gjithnje ne revisten Klan..
“TIRANE – Kur kane mbetur edhe dy jave nga dita qe shqiptaret do t’u drejtohen kutive te votimit, procesi zgjedhor ne Shqiperi rrezikon te kthehet ne shtratin e vjeter te paragjykimeve dhe kontestimeve. Emerimi nga Keshilli i Larte i Drejtesise i Deshira Subashit si anetarja e shtate e KQZ, miratimi i nje akti normativ te qeverise per shtimin e trupave policore diten e votimit, vonesat ne financimin e partive ne baze te ligjit dhe probleme te tjera me minore, kane bere qe ne atmosfere te ndihet nje fryme mosbesimi Edhe kreu i OSBE ne Tirane, Osmo Liponen, ne nje interviste te pak diteve me pare ne Tv Klan, tha se problemet e mesiperme mund te çojne ne nje humbje te besimit ne zgjedhje te lira. Madje ai shkoi me tej, duke deklaruar se pas ketyre zgjedhjeve, Kodi Zgjedhor duhet te ndryshoje perseri. Duke larguar çdo implikim, si ndermjetese dhe garante per nje Kod brenda standarteve europiane, OSBE ia la pergjegjesine parlamentit dhe qeverise shqiptare, duke marre mbi vete vetem rolin asistues ne hartimin nga komisioni bipartizan i Kodit te ri zgjedhor. Ne menyre direkte ose jo, nga perfaqesues te mazhorances nuk mungoi nje lloj reagimi negativ ndaj OSBE-se. Pati kerkesa te hapura qe kjo organizate nderkombetare te mos fuse me hundet ne ligjet shqiptare, madje u diskutua me nje lloj krenarie nacionaliste edhe qendrimi i metejshem i ketij misioni ne Shqiperi. Sigurisht qe verejtje per punen e OSBE ne Shqiperi mund te besh shume. Ato fillojne se pari qe nga logjika e hartimit te nje kodi zgjedhor per te kenaqur kryesisht partite kryesore shqiptare dhe jo standartet e verteta te nje procesi zgjedhor demokratik. Ato fillojne nga problemet qe paraqiten zgjedhjet e 24 qershorit 2001 dhe ndrojtja se mos edhe ato lokale do te kontestoheshin. Verejtjet qe mund te behen sot, konsistojne edhe ne faktin se OSBE u kujdes me shume per konservimin e frymes se nje marreveshje “historike” Nano- Berisha se sa per autoritetin e ligjit. Dhe prova me anetarin e shtate te KQZ, kur votimi de jure e de facto i KLD doli me i forte se marreveshja politike, e vertetoi me se miri kete. Per te mos folur pastaj se ekspertet e huaj mund te kishin marre edhe mendimin e specialisteve te rendit lidhur me angazhimin e policise ne zgjedhje apo te atyre te mediave kur hartuan nje kapitull plot kontradikta mbi pasqyrimin e fushates ne mediat elektronike private. Por megjithese mund te numerohen shume defekte, problemi themelor qe edhe dy jave perpara zgjedhjeve procesi po paragjykohet, nuk qendron tek OSBE. Ai qendron tek mungesa e vullnetit te mazhorances per te patur nje proces zgjedhor model si dhe lehtesia e paperballueshme me te cilen merren vendime qe me pas kane pasoja te parikuperueshme. OSBE mund te kishte patur me pak pune ose edhe mund te mos nderhynte fare nese zgjedhjet e 24 qershorit do te kishin qene model. Ose te pakten po qe se pas tyre, do ishte ndeshkuar ndonje kandidat qe u kap ne flagrance me vota te vjedhura apo nese Gjykata Kushtetuese do te kishte qene me e pavarur ne shperndarjen e mandateve me vendim gjyqesor. Kjo mungese angazhimi dhe papergjegjesia po behen edhe tani shkak per ngritjen e dyshimeve dhe paragjykimeve. Nese votimi i Deshira Subashit, mund te merrej si nje nxitim apo zgjedhje individuale e disa anetareve te KLD, kembengulja per ta mbrojtur nje gje te tille edhe pas reagimit te opozites, presidentit dhe OSBE, dalja sfiduese e zv/ministrit te Drejtesise dhe mos aplikimi i nje zgjidhje te arsyeshme [doreheqje e zonjes Subashi] e bejne te paevitueshem dyshimin per mungese vullneti politik te mazhorances per nje proces zgjedhor te paanshem. Dhe pas kesaj, lehtesia e miratimit te nje akti normativ ne mes te fushates per shtimin disa policive te tjera veç asaj te rendit diten e zgjedhjeve, kur Kodi zgjedhor e ka te percaktuar se kush do te qendroje prane kutive te votimit, e ben edhe me te paragjykueshem procesin. Perse nuk u pa dhe nuk u diskutua nje gje e tille kur Kodi kaloi ne parlament apo qofte edhe perpara se te fillonte fushata? Keto pyetje qe sot ngre opozita, per hir te disa tentativave okulte per te prekur apo manipuluar serish voten dhe papergjegjshmerise ne marrjen e vendimeve delikate me pasoja, po e vene ne pikepyetje perseri vete sistemin zgjedhor. Deklarata e Ruçit qe opozita te hartoje nje nen si te doje per policine dhe mazhoranca do ta votoje, tashme eshte shume e vonuar. Ajo duhej bere perpara se te miratohej nga qeveria akti normativ dhe pasi te ishte zgjidhur ekuilibrimi i KQZ-se. Atehere do te kishte gjetur klimen e duhur te besimit. Tani eshte vone per ta ndertuar ate.”