Një tjetër arratisje në përfundim të lejes, pezullohet drejtori i burgut të Burrelit

anazapta

Arratisja nga burgu në përfundim të lejes duket se është bërë modë tashmë. Pas rasteve në burgun e Fushë-Krujës dhe atë të Lezhës disa ditë më parë, një tjetër arratisje e ngjashme është shënuar në burgun e Burrelit. Mësohet se të burgosurit Afrim Zeneli, drejtoria e burgut i ka dhënë një leje 5-ditore për të vizituar të shoqen shtatzënë, por dje, kur ka përfunduar afati i kësaj leje, ai nuk është rikthyer më.

Sipas autoriteteve të burgut, Afrim Zeneli, nga Kukësi, është dënuar me 14 vite burg nën akuzën për vjedhje dhe i kishin mbetur edhe 6 muaj nga kryerja e dënimit. Madje, sipas drejtorisë së Burgut të Burrelit, Zeneli nuk kishte asnjë qindarkë për të udhëtuar drejt Kukësit, por ka qenë vetë drejtori i këtij burgu të sigurisë së lartë, Demir Çupi, që i ka dhënë 20 mijë lekë të vjetra, që ai të shkonte në shtëpi.

Moskthimi i tij pranë ambienteve të burgut në përfundim të lejes ka bërë që Drejtoria e Burgut të Burrelit të dërgojë furgonin e policisë në shtëpinë e tij në Kukës për ta marrë atë, duke mednuar se ai nuk kishte paratë për udhëtimin. Por atje, uniformat blu nuk kanë mundur të marrin asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar drejtorin e Burgut të Burrelit deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pak ditë më parë, duke parë rastet e fundit të arratisjeve nga burgjet, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpërndau një urdhër, me të cilin ndalohej dhënia e lejeve të burgosurve.

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • mos valle personat pergjegjes ne burgje i kurdisin vete keto histori per show ne prag zgjedhjesh apo i denuari qe duroi 13 vjet e 6 muaj nuk duronte edhe 6muaj te tjere se mos valle eshte ndjere “i kercenuar” si disa raste qe i kemi degjuar (edhe neper bote) qe kur afron lirimi nga burgu gjate nje zenke per motive “te dobeta”??? vritet i denuari qe duhet te dale nga burgu? Zot qe e do SHQIPERINE na duaj edhe ne!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *