Një tjetër disfatë për Napolin, Benitez në hall

redaktor

Revolucioni i Rafa Benitez mund të konsiderohet një dështim. Spanjolli kishte revolucionarizuar skuadrën pas fitores në Europa League, duke lënë jashtë Mertens, Hamsik, Callejon e Inler për të futur Insigne, Michu , Zuniga dhe David Lopez, dhe Napoli i tij pësoi disfatën e dytë radhazi në kampionat, pas humbjes me Chievon skuadra e trajnerit spanjoll u mposht 1-0 dhe në Friuli nga Udinese. Aty ku u pa një Napoli në sulm, që ishte vetëm pak centimetra larg golit, me Garganon që goditi shtyllën në minutën e 36, dhe pastaj në pjesën e dytë, më saktësisht në të 71, vjen Danilo që në rrëshqitje çon topin në rrjetë për të lënë të ngurtësuar Benitez. Episodi që vendosi ndeshjen nisi nga një goditje dënimi e Di Natale, Kulibali ndërhyri shumë keq duke i dhënë prakikisht nëj asist Danilos që nga dy hapa larg mposhti Napolin. Benitez hodhi më pas në fushë titullarët Callejon, Mertens e de Guzman, por ishte shumë vonë, pasi Udinese mbrojti rezultatin duke marrë fitoren dhe në shtëpinë e Napolit rihapet procesi ndaj Benitez, skuadra e tij është që tani 6 pikë larg kreut ndërsa pozitat e tij nuk janë aq të forta tani në stol. Kishte revolucionarizuar skuadrën pas ndeshjes në Europë dhe Montella, por një gol i Kurtic i dhuroi fitoren 1-0 në shtëpinë e Atalantës formacionit vjollcë. Edhe pse ishte një Fiorentinë disi e lehtë në mesfushë pa Pizarron dhe Borja Valeron, Atalanta nuk arriti të përfitonte, gjeti vetëm shtyllën me Boakye në minutën e 16 dhe në gjithë pjesën e parë rezultati nuk u zhbllokua,. Atëherë në të dytën Montella gjeti lëvizjen fitimtare, në minutën e 56 futi në lojë nga stoli Kurtic dhe sapo hyri në fushë, slloveni morri topin dhe shpërtheu me një të majtë të bukur me topin që puthi shtyllën për ta ndërprerë hovin në rrjetë, duke i dhuruar Fiorentinës fitoren e parë sezonale në kampionat.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *