Një tjetër dokumentar për mbretëreshën Elizabetë

Dita

Princi Britanik Charles, William dhe Harry, shfaqen të prekur nga disa video të vjetra të mbretëreshës Elizabetë, me pamjet e përmbledhura në një dokumentar të BBC, trasnmetuar me rastin e 90-vjetorit të mbretëreshës.

Princi Charles shprehu admirimin e tij për nënën e tij dhe për mënyrën sesi ajo u kujdes për kalin e saj, kur ra prej tij gjatë paradës vjetore të vitit 1981.

“Ajo kalëron në mënyrë të mrekullueshme. Ka një mënyrë të mrekullueshme me kuajt. Ajo është një zonjë e fortë” tha ai në një pjesëz të këtij dokumentari, transmetuar nga BBC.

Në një klip tjetër, princat William dhe Harry shihen teksa shohin një pjesë të dokumentarit, kur babai i tyre Charles ishte i vogël dhe luante në kopësht bashkë me nënën, mbretëreshën.

Duka i Cambrage vuri në pah ngjashmërinë e jashtëzakonshme të babait të tij dhe djalit, princit të vogël Xhorxh.

“Ai ecën njësoj si Xhorxh ose më mirë Xhorxh ecën njësoj si ai” tha ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *